Home / Lajme / Maqedoni / Lëndohen katër persona në austradën Gostivar – Tetovë

Lëndohen katër persona në austradën Gostivar – Tetovë

23 nëntor-Në makinë janë plagosur edhe tre udhëtarët e tjerë të moshave prej 35 deri 45 vjet. Një prej të lënduarve pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Tetovës ëhstë lëshuar për kurim shtëpiak, kurse tre personat e tjerë janë dërguar në spitalet e Shkupit. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në autostradën Gostivar – Tetovë, me ç`rast katër persona kanë pësuar lëndime të rënda.Sipas SPB-së në Tetovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 04.30 minuta, të mëgjesit të sotëm kur makina e tipit “Seat Ibiza” që drejtohej nga D.S , 31 vjeç nga Gostivari ka humbur drejtimin dhe është përplasur në një dru përskaj autostradës.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të rrugës lidhëse për fshatin Kamjan.Në makinë janë plagosur edhe tre udhëtarët e tjerë të moshave prej 35 deri 45 vjet.

Një prej të lënduarve pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Tetovës ëhstë lëshuar për kurim shtëpiak, kurse tre personat e tjerë janë dërguar në spitalet e Shkupit. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *