Home / Lajme / Maqedoni / Ligji për siguri dhe shëndet i panjohur për Pollogun

Ligji për siguri dhe shëndet i panjohur për Pollogun

14 nëntor-Poashtu mangësi në rajonin e Pollogut dhe kryesisht në qytetet e Maqedonisë Perendimore, është numri i vogël i personave që kanë marrë liçencë për të bërë organizimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë. Nga gjithsej 450 persona me liçencë numri i shqiptarëve është minimal. Poashtu në këtë sferë ka edhe kompani që ofrojnë shërbime për siguri dhe shëndet në punë. Nga 37 prej tyre, 30 janë nga Shkupi, kurse në Pollog nuk ka asnjë kompani, ndërsa interesimi shtë shumë i vogël” shprehet Agim Shaqiri trajnues

Urim HASIPI
Tetovë- Ndërmarrjet ndërtimore në Maqedoninë- Perendimore shumë pak kanë njohuri mbi ligjin për siguri dhe shëndet në punë. Kompanitë në Pollog gjatë realizimit të punëve nuk kanë të angazhuar persona adekuat për siguri të punëtorëve gjatë procesit të punëve ndërtimore në objekte të ndryshme edhe pse këtë e kanë obligim ligjor. Në këtë drejtim edhe njohuritë e punëdhënësve janë shumë të vogla. Kështu thotë Agim Shaqiri, profesorë universitarë njëkohësisht trajnues i ndërmarrjeve të Maqedonisë Perendimore mbi dispozitat ligjore për siguri dhe shëndet në punë.

“Zbatueshmëria e dispozitave ligjore nga ana e punëdhënësve në ndërmarrjet në Tetovë nuk është në nivel të duhur. Punëdhënësit nuk kanë njohuri aspak se çka përmban ky ligj dhe pikërisht në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri- Perendimore, me inspektoriatin shtetëror të punës me Shoqatën maqedonase për mbrojtje gjatë punës organizojmë trajnime se si punëdhënësit tetovarë të organizojnë sigurinë në punë”, thotë Shaqiri. Ai thotë se punëdhënësit gjatë trajnimeve, njihen me obligimet ligjore me qëllim që të parandojnë dhe evitojnë lëndimet në punë. Sipas tij, kjo është arsyeja e shumë lëndimeve me pasoja fatale për punëtorët në vendet e tyre të punës.

“Poashtu mangësi në rajonin e Pollogut dhe kryesisht në qytetet e Maqedonisë Perendimore, është numri i vogël i personave që kanë marrë liçencë për të bërë organizimin e sigurisë dhe mbrojtjes së shëndetit në punë. Nga gjithsej 450 persona me liçencë numri i shqiptarëve është minimal. Poashtu në këtë sferë ka edhe kompani që ofrojnë shërbime për siguri dhe shëndet në punë të cilët kanë liçencë adekuate.
Nga 37 prej tyre, 30 janë nga Shkupi, kurse në Pollog nuk ka asnjë kompani, ndërsa interesimi shtë shumë i vogël” shprehet Agim Shaqiri trajnues.

Ndërkaq të premten në Tetovë, një nuëmr mjaft i vogël u punëdhësve kishin shprehur interesim për të marrë pjesë në këto trajime që organizohen nga ana e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri –Perendimore.

“Qëllimi i trajnimit është informimi për siguri dhe shëndet gjatë punës, për udhëheqësit dhe persona të tjerë të prekur nga aplikimi i rregullave për siguri dhe shëndet gjatë punës, me kërkesat themelore minimale ligjore nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilët kanë të bëjnë me degën e tyre industriale dhe të cilët duhet të aplikohen në vendet e punës, si dhe njohja e Sistemit ndërkombëtar për drejtimin e sigurisë dhe shëndetit gjatë punës”, tha Fatima Bejtullai Vela nga OEMVP.

Ndryshe, statistikat tregojnë se në vitin 2010 dhe 2011 ka pasur nga 12 lëndime me pasoja fatale për punëtorët gjatë kryerjes së detyrave të tyre në punë. Në vitin 2012 numri është zvogëluar, ku ka pasur pesë lëndime, por që kanë përfunduar me vdekje.

Ligji për për siguri dhe shëndet punë në Maqedoni është mirtuar në vitin 2007, ndërsa zbatim pothuajse nuk gjen aspak në zonat e Maqedonisë Perendimore që është edhe shkak për kontrolle të shpeshta të inspektoriatit të punës. WWW.TVKOHA.TV

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *