Home / Lajme / Rajon / Lirohet “sulmuesi” i Gruevskit

Lirohet “sulmuesi” i Gruevskit

Gjykata e Tiranës ka dhënë masën “Detyrim paraqitje” për Taulant Capën, të riun që qëlloi me vezë makinën e kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, gjatë vizitës së tij në Tiranë më 23 nëntor.

Tiranë, 26 Nëntor – Capa në një intervistë pak para arrestimit nga policia deklaroi për “News 24” se veprimi i tij ishte një formë reagimi ndaj cenimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

Taulant Capa akuzohet për veprime të dhunshme ndaj zyrtarëve ndërkombëtarë. Gjyqtari i çështjes Besnik Hoxha mori parasysh kërkesën e Capës, i cili në nisje të seancës kërkoi masën detyrim paraqitje.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *