Home / Lajme / Maqedoni / LSDM: Të respektohet jubileu i 100 vjetorit edhe në Maqedoni

LSDM: Të respektohet jubileu i 100 vjetorit edhe në Maqedoni

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM) bëri thirrje sot që edhe në Maqedoni të respektohet jubileu i 100 vjetorit të shtetit të shqiptarëve.

Nënkryetari i kësaj partie më të madhe opozitare, Zoran Jovanovski deklaroi se ky jubile që po shënohet nga shqiptarët në Maqedoni duhet të respektohet.

“Unë mund të them se ky jubile që po e shënojnë shqiptarët në Maqedoni është një jubile madhështor për ta dhe duhet të respektohet. Mirëpo për fat të keq ajo që nuk ndodhi është se koalicioni aktual qeveritar nuk shfrytëzoi shansin që të shfrytëzoj këtë përvjetor për të bashkuar të gjithë ata që jetojnë në Maqedoni. Ky shans është i lëshuar dhe tani po na ndodhë ajo që po ndodhë me incidente”, deklaroi Jovanovski, duke bërë thirrje që të dënohen incidentet dhe të veprojë ligji. (INA)

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *