Home / Lajme / Maqedoni / Lustrimi, një ish-ministër, një gjykatës, një poet…

Lustrimi, një ish-ministër, një gjykatës, një poet…

Disa funksionarë të mëparshëm dhe aktualë, do të lustrohen në seancën e sotme të Komisionit për Verifikimin e Fakteve (KVF).

Shkup, 16 nëntor – Komisioni do të shqyrtojë sot dosjen e një ish-ministri të Kulturës, i cili ka qenë në funksion në vitet e 90-ta, ndërsa krahas tij, do të lustrohen edhe një poet, një shkrimtar dhe një promotor i monografive për Shkupin e vjetër, i cili thuhet të ketë qenë drejtor i Bibliotekës Universitare në Shkup.

Në mesin e atyre që do të lustrohen është edhe një gjykatës nga Kërçova, i cili ka kaluar një herë procesin e lustrimit, por KVF ka siguruar tani prova të reja për të.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *