Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia e shënoi Ditën botërore për përkujtim të viktimave nga aksidente në trafik

Maqedonia e shënoi Ditën botërore për përkujtim të viktimave nga aksidente në trafik

Këshilli republikan për siguri në trafik (KRSTRR), i cili është edhe organizator i panel këshillimit kushtuar “Efikasitetit të sistemit për intervenime pas aksidentit në trafik, perspektivat dhe funksionaliteti i sistemit 112”, ka mision që me të gjitha mekanizmat e mundshëm të punojë në avancimin e sigurisë në trafikun e rrugëve në Maqedoni, theksoi kryetari Nikolla Angellovski.

Këtë vit ekziston ulje e vogël e viktimave nga aksidentet në trafik, por kjo nuk guxon të jetë arsye për relaksim dhe bindje se gjendjet në trafik janë të mira. Përkundër gjendjeve janë shqetësuese, theksoi ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulloska në panel këshillimin e sotëm me rastin e Ditës botërore për përkujtim të viktimave nga aksidentet në trafik.

“Numri i personave të lënduar dhe të vdekur nëpër rrugët në republikën e maqedonisë këtë vit është për gjashtë për qind më i vogël në krahasim me vitin e kaluar. Gjatë nëntë muajve të kaluar numri i aksidenteve në trafik në të cilat ka pasur persona të lënduar është 3.069, ndërsa 100 pjesëmarrës në trafik e kanë humbur jetën, për dallim nga periudha e njejtë vitin e kaluar kur në 3.261 aksidente jetën e kanë humbur jetën 113 persona”, tha Jankulloska.

Jankulloska informoi se Qeveria ndërmerr aktivitete për vendosje të numrit telefonik evropian 112 dhe pret që vendosja praktike e linjës të jetë së shpejti. Është bërë fizibilit studim, janë locuar qendra, Shkupi, Prilepi dhe Shtipi prej nga në mënyrë operative do të mbulohet i gjithë territori i Republikës së Maqedonisë, ndërsa janë vendosur edhe kornizat për vendosje praktikr të linjës.

Ministrja dikasteriale paralajmëroi se edhe pas fillimit të linjës 112, numri 192 do të vazhdojë të funksionojë, për shkak se, siç tha, ka njoftime të caktuara të cilat u dedikohen ekskluzivisht punëve policore.

Këshilli republikan për siguri në trafik (KRSTRR), i cili është edhe organizator i panel këshillimit kushtuar “Efikasitetit të sistemit për intervenime pas aksidentit në trafik, perspektivat dhe funksionaliteti i sistemit 112”, ka mision që me të gjitha mekanizmat e mundshëm të punojë në avancimin e sigurisë në trafikun e rrugëve në Maqedoni, theksoi kryetari Nikolla Angellovski.

“Masa 7.1 kërkon përmirësim të masave për intervenime pas aksidentit përmes edukimit të për sjellje adekuate të pjesëmarrësve në trafik pas aksidentit përmes plasimit të informatave në media për domosdoshmërinë dhe mënyrat e dhënies së ndihmës së parë, edukim për ndihmë të parë në shkollat fillore, trajnim për të gjithë pjesëmarrësit në trafik për shkak të përmirësimit të sjelljes pas aksidenteve në trafik…”, tha Angellovski.

Sfera e dytë e rëndësishme, sipas tij, është qasja e shpejtë dhe efikase e të gjitha trupave nga qendra për thirrje urgjente 112 në aferën e incidenteve.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *