Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ka kapacitet institucional për negociata me BE-në

Maqedonia ka kapacitet institucional për negociata me BE-në

Shkup, 9 nëntor 2012-
Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në fjalimin e panel diskutimit të parë “Qeveri e Hapur, demokraci më e thellë” në kuadër të konferencës për organizatat think-tenk nga rajoni dhe nga BE-ja që e organizon Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave nga Shkupi.

– Republika e Maqedonisë është kandidate për anëtarësim në BE nga viti 2005, ndërsa përparësia nga pritja shtatëvjeçare e datës për fillimin e negociatave inkuadruese është që vendi ndërtoi kapacitete institucionale që do t’i mundësojë ballafaqim më të lehtë me sfidat gjatë negociatave. Fillimi i negociatave inkuadruese do të na ndihmojë edhe në ballafaqimin me të gjitha sfidat e tjera, duke i përfshirë edhe çështjet bilaterale.

Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki në fjalimin e panel diskutimit të parë “Qeveri e Hapur, demokraci më e thellë” në kuadër të konferencës për organizatat think-tenk nga rajoni dhe nga BE-ja që e organizon Qendra për hulumtim dhe krijimin e politikave nga Shkupi.

“Pjesa më e madhe e çështjeve më të vështira tani më janë përfunduar në fazën e hershme në Maqedoni, kështu që shumë pak çështje do të mbeten për fazën e dytë të negociatave inkuadruese. Negociatat inkuadruese e kanë humbur konceptin e rrugës dykahëshe. Duke e pasur parasysh nivelin e direktivave dhe vëllimin e tyre ato më shumë reduktohen në plotësimin e kërkesave sesa në negociata. Në praktikë ju nuk negocioni, por dërgoni rezultate të cilat duhet t’i përfundoni me qëllim që ta konfirmoni harmonizimin me të drejtën evropiane”, tha Poposki.

Sipas tij, përparësia tjetër është që qytetarët e Maqedonisë janë real në lidhje me pritjet nga anëtarësimi në BE.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm se anëtarësimi në BE nuk do të thotë se dikush tjetër do të na i zgjidh problemet, por se vazhdimisht do të jemi të përballur me sfidën të tregojmë kapacitet që t’i zgjidhim çështjet të cilat do t’i kishim në nivelin kombëtar, rajonal dhe evropian”, tha Poposki.

Në pyetjen e pjesëmarrësve në debat, Poposki tha se në Maqedoni mbështetja në opinion për eurointegrimet është mbi 90 për qind, por ajo që është e rëndësishme është fushata për sqarimin për proceset të cilat zhvillohen në BE dhe në ngritjen e nivelit të vetëdijes për vlerat për të cilat angazhohet sot BE-ja.

“Kur na pyesin nëse me të vërtetë dëshirojmë në BE kur e dimë se sot ka vende në BE të cilat janë të bankrotuara, përgjigja është logjike- bëhet fjalë për projektin më të suksesshëm paqësor në kontinent. Nga ana tjetër duhet të jemi më real se çka mund të na ofrojë BE. Ajo është paqe, prosperitet dhe stabilitet, por nuk mund t’ua zgjidh problemet me borxhet, me reformat strukturore”, tha shefi i diplomacisë.

Ajo që është e nevojshme sipas tij është të ndikohet në mendimin publik në vendet-anëtare të rritet mbështetja për procesin e zgjerimit të BE-së, në situatën aktuale kur çështje preokupuese janë rënia e BPV-së, nevoja për reforma strukturore ose plakja e popullsisë.

“Në një kontekst të këtillë nuk mund të pritet zgjerimi i BE-së me një grup vendesh të Ballkanit Perëndimor, të vegjël dhe me potenciale të kufizuara, të jetë temë. Mesazhin të cilin duhet t’ua dërgojmë është t’i përkujtojmë se flasim për projekt paqësor, se me zgjerimin e fushës për paqe dhe prosperitet të Ballkanit do të thotë më shumë paqe dhe prosperitet për Evropën, si dhe e fuqisë së ndikimit të idesë evropiane për zhvillimin e demokracisë, që është e vlefshme të investohet kohë dhe energji”, tha ministri Poposki.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *