Home / Lajme / Maqedoni / “Marshi i Shqiponjës” dha porosinë

“Marshi i Shqiponjës” dha porosinë

Në organizim të nxënësve të shkollave të mesme, veçmas atyre të shkollës “Arseni Jovkov”epërkrahur nga Komuna e Çairit dhe Shoqata edukativo arsimor“Insegnante” u mbajti marshi me moto “Marshi i Shqiponjës”.

Shkup, 25 Nëntor – Pikënisja e këtij marshi ishte parku i Çairit, ndërsa si destinacion të fundit e kishin statujën e Shqiponjës e vendosur për hir të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë.

Pranë statujës së shqiponjës nxënësit qenë pritur nga kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti. Ai lidhur me këtë ngjarje tha se ky manifestim është shpërthim i rinisë shqiptare e cila me vullnetin e saj po ndihmon që të ndjehet festa e 100 vjetorit të shtetin shqiptarë kudo që gjinden shqiptarët.

“Festa e 100 vjetorit po ndjehet edhe në Shkup. Po festohet në çdo lagje në çdo familje, janë rikthyer emocionet historike po festohet flamuri, pavarësia e shtetit shqiptarë, festohen fitoret e shqiptarëve, fitoret e Ushtrive Çlirimtare Shqiptare. Zbukurimi i Komunës së Çairit i Shkupit të vjetër ka kontribuar që të ndjehet atmosfera njëjtë si në Tiranë dhe në Vlorë.

Sot festimet zyrtarisht fillojnë nga Shkupi ku me prejardhjen e tyre do të na nderojnë kryeministri Sali Berisha dhe kryeministri Hashim Thaçi që do të priten nga lideri i shqiptarëve Ali Ahmetin. Ky festim është shpërthim i rinisë shqiptare dhe pikë qëndrimin e kanë tek monumenti i Shqiponjës, sepse Shqiponja i bashkon shqiptarët kudo që janë pa marrë parasysh fe, krahina, parti politike, shqiponja është simbol i shqiptarëve.

Sot festohet këtu ndërsa nesër do të përurohetsheshi i Shqiponjës nga Lulzim Basha në Tiranë”, tha kryetari i komunës së Cairit, Izet Mexhiti. Ndërkohë, kryetari i shoqatës “Insegnante” Faruk Avdiu e cila dha përkrahjen më të madhe për realizmin e këtij marshi deklaroi se ky manifestim është dëshmi se shqiptarët e Shkupit janë pjesë e karvanit të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit shqiptarë.

“Ky marsh është realizuar si vazhdimësi e ngjarjeve festive për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Ne si shoqatë kemi mbështetur nxënësit lidhur me këtë marsh dhe jemi munduar që gjithçka të jetë në rregull. Siç e patë edhe vet marshi kalojë në rregull dhe me këtë rinia shqiptare dëshmoi se dinë të organizon ngjarje që do të na bëj krenar si komb.

Ne me këtë dëshmuam dhe po tregojmë se rinia shqiptare është pjesë e karvanit të festimeve lidhur me 100 vjetorit e pavarësisë së Shqipërisë”, tha Faruk Avdiu.

Ndërsa, për Marigona Xhemaili një ndër organizatoret kryesore të marshit tha se kjo iniciativë është marrë për hir të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Ajo shtoi se ky marsh është quajtur “Marshi i shqiponjës” për shkak se është realizuar për hir të shpalosjes së statujës së shqiponjës në komunën e Çairit. (Zhurnal)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *