Home / Lajme / Rajon / Me biçikleta në Vlorë

Me biçikleta në Vlorë

Klubi i çiklistëve të Prishtinës sot në mëngjes janë nisur me biçikleta për në Vlorë, për të mbërritur atje të mërkurën më 28 nëntor, për të festuar kështu 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Prishtinë, 25 Nëntor – Kryetari i Komunës së Prishtinës, Isa Mustafa ka dalë për t’i përcjellë çiklistët, për t’iu uruar rrugë të mbarë dhe për t’i përgëzuar për iniciativën që kanë marrë.

“Unë dëshiroj që të kenë rrugë mbarë, të kenë shëndet, të qëndrojnë, edhe atje të përcjellin mesazhet tona për popullin shqiptar, për popullin e Vlorës, për Shqipërinë, për flamurin shqiptar; që të gëzohemi të gjithë së bashku, ta festojmë këtë të arritur shekullore tonën, këtë ndërtim të shtetit shqiptar dhe tani të shtetit të Kosovës këta 12 vjet të pavarësisë përkatësisht 5 vjet që kemi hy në një shtet sovran dhe të pavarur”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ia ka dhënë edhe një hyjneshë në fron kryetarit të çiklistëve Rexhep Baliu, që ta dorëzojnë në Vlorë si simbolikë të Prishtinës.

Ndërsa kryetari i klubit të çiklistikëve “Prishtina”, Rexhep Baliu, tha se me energjinë e tyre, çiklistët dëshirojnë ta festojmë këtë festë të madhe gjithëkombëtare. Çiklistët para nisjes kënduan himnin kombëtar.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *