Home / Sport / Mehmedi në shënjestër të Lazios

Mehmedi në shënjestër të Lazios

Pas Lorik Canës dhe Tomas Strakoshës, djali i Foto Strakoshës dhe portier i përfaqësueses U-19 të Shqipërisë, Lazio ka vënë në shënjestër një tjetër futbollist me origjinë shqiptare, Admir Mehmedin.

Talenti i ri 21-vjeçar nga Gostivari, i cili mbron ngjyrat e kombëtares së Zvicrës dhe të klubit Dinamo Kiev, se fundi ka tërhequr vëmendjen e klubit italian Lazios.

Siç raportojnë mediat italiane, bardhekaltrit kanë gati një ofertë prej 5.5 milion euro për ta sjellë talentin shqiptar në radhët e veta.

Ai që insiston më së shumti për blerjen e tij është drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, i cili sheh Admirin si një alternativë të mirë për ta përforcuar sulmin e Lazios.

E vetmja vështirësi për skuadrën italiane mund të jetë konkurrenca e skuadrave evropiane, të cilat kanë shfaqur interesim për të.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *