Home / Lajme / Maqedoni / Mehmeti: Ligji për të drejtat e veçanta të forcave të sigurisë është i papranueshëm dhe rrezikon të rrënojë parimet e bashkëjetesës paqësore

Mehmeti: Ligji për të drejtat e veçanta të forcave të sigurisë është i papranueshëm dhe rrezikon të rrënojë parimet e bashkëjetesës paqësore

Shkup, 4 nëntor 2012 -Me ketë rast, theksoi Mehmeti edhe njëherë përsërisim se ky Ligj është kontrovers sepse është i njëanshëm, përjashtues dhe imponon në mënyrë arbitrare vullnetin e njërit komunitet dhe se kjo qasje është në kundërshtim me parimet e demokracisë multietnike dhe të konsensusit etnik në shtetet etnikisht të përziera.

Deputetja dhe zëvendëskoordinatorja e Grupit parlamentar të BDI-së, Ermira Mehmeti sot në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e partisë së saj theksoi se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), edhe njëherë e riafirmon qëndrimin se propozim Ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë është i papranueshëm dhe rrezikon të rrënojë parimet e bashkëjetesës paqësore, siç përcaktohet me frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Ne angazhohemi dhe punojmë me të gjitha kapacitetet tona për të bërë zgjidhje të problemeve, jo për t’i thelluar hendeqet e ndarjes mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo është kohë për pajtim, jo për përçarje, bashkim, jo ndarje, mirëkuptim, jo keqkuptim. Ne do të vazhdojmë që ta kundërshtojmë miratimin e këtij ligji duke përdorur të gjitha mekanizmat institucionale të parapara me Rregulloren dhe Ligjin për Kuvendin. Puna jonë është parimore, jo shantazhuese”, deklaroi deputeja Mehmeti.

Me ketë rast, theksoi Mehmeti edhe njëherë përsërisim se ky Ligj është kontrovers sepse është i njëanshëm, përjashtues dhe imponon në mënyrë arbitrare vullnetin e njërit komunitet dhe se kjo qasje është në kundërshtim me parimet e demokracisë multietnike dhe të konsensusit etnik në shtetet etnikisht të përziera.

“Bashkimi Demokratik për Integrim rikonfirmon se Republika e Maqedonisë ka nevojë për një ligj që e trajton dhe ka për qëllim zgjidhjen e problemit të pjesëmarrësve në konflikt, por ky ligj duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe qe plotëson nevojat e të gjithë pjesëmarrësve në konfliktin e vitit 2001, ashtu siç sugjeron dhe kërkon nga ne edhe Komisioni Evropian, në raportin vjetor të progresit të vendit”, potencoi më tej në konferencën e sotme për shtyp deputetja dhe zëvendëskoordinatorja e Grupit parlamentar të BDI-së, Ermira Mehmeti,

Gjithashtu lexo

A do ta hanë vallë shqiptarët edhe kësaj radhe sapunin për djathë?

Shpëtim Pollozhani për  gazetën Lajm është deklaruar për organizimin e zgjedhjeve lokale, që priten të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *