Home / Lajme / Maqedoni / Menduh Thaçi në takim te Sali Berisha

Menduh Thaçi në takim te Sali Berisha

3 nëntor-Në takim iu kushtua vëmendje e veçantë festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë përvjetor unik dhe me një simbolikë të madhe, pasi, për herë të parë, shqiptarët festojnë njëherësh në Shkup, Prishtinë, Vlorë dhe Tiranë. Shqiptarët, tha Kryeministri, kanë qenë të ndaluar në trojet e tyre dhe kanë pasur një histori të manipuluar dhe ky përvjetor ishte një mundësi e madhe për të rivlerësuar figurat e kombit, në madhështinë e tyre.

Kryeministri Berisha priti sot, në takim, Kryetarin e Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), z.Menduh Thaçi.

Pasi e falënderoi për pritjen, Kryetari i PDSH-sw i shprehu Kryeministrit kënaqësinë për vizitën e suksesshme që Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, zonja Hillary Clinton zhvilloi në Tiranë dhe mesazhet që ajo përcolli, si një ngjarje që gëzon të gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi sukseset e Shqipërisë, tha ai, janë edhe tonat.

Në takim iu kushtua vëmendje e veçantë festimeve për 100 vjetorin e pavarësisë. Kryeministri Berisha e konsideroi këtë përvjetor unik dhe me një simbolikë të madhe, pasi, për herë të parë, shqiptarët festojnë njëherësh në Shkup, Prishtinë, Vlorë dhe Tiranë. Shqiptarët, tha Kryeministri, kanë qenë të ndaluar në trojet e tyre dhe kanë pasur një histori të manipuluar dhe ky përvjetor ishte një mundësi e madhe për të rivlerësuar figurat e kombit, në madhështinë e tyre.

Gjatë takimit u fol gjithashtu, për zhvillimet në Maqedoni. Zoti Thaçi e informoi Kryeministrin me zhvillimet atje dhe qëndrimet e forcës së tij politike. Kryeministri vlerësoi qëndrimin konstruktiv të PDSH-së, si dhe inkurajoi bashkëpunimin dhe vazhdimësinë e qëndrimeve të matura të faktorit politik shqiptar, për konsolidimin të mëtejshëm të të drejtave të shqiptarëve atje, por edhe në interesin më të mirë të zhvillimit dhe integrimit të Maqedonisë. Kryeministri Berisha nënvizoi se integrimi europian është garancia më e madhe për paqen dhe prosperitetin e kombit shqiptar dhe të rajonit si i tërë. Kryeministri tha se të bashkuar në vlerat tona, të bashkohemi me Europën, pasi në projektin e përbashkët europian, shqiptarët realizojnë të ardhmen më të mirë që meritojnë

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *