Home / Lajme / Maqedoni / Mesiç: Tetova është vend ku bashkëjetojnë shumë kultura

Mesiç: Tetova është vend ku bashkëjetojnë shumë kultura

9 nëntor-“Presidenti i Kroacisë në vitet 2000- 2010, Stjepan Mesiç, përfaqëson politikanin vizionar, burrështesasin e përkushtuar, i cili me guxim të matur dhe me fuqinë e mendjes së tij, arriti të shpërndajë vlerat më të mira gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë përmes një politike njerëzore që në formën më origjinale iu kundërvu politikave agresive”, tha kryetari Bexheti.

Sot përmes një ceromonie solemne, të organizuar në Pallatin e Kulturës, Komuna e Tetovës me iniciativë të kryetarit, Prof.Dr.Sadi Bexheti, ka shpallur qytetar nderi të Tetovës, presidentin e Kroacisë 2000-2010, z. Stjepan Mesiç.

Ky titull i jepet presidentit Mesiç me motivacionin për kontributin në zgjerimin e hapësirave të demokracisë dhe bashkëpunimit në rajonin e Ballkanit.

Pas marrjes së titullit qytetar nderi i Tetovës, ish kryetari i Kroacisë, Stjepan Mesiç, duke falënderuar për nderimin që i bëhet, tha se Tetova është një vend ku bashkëjetojnë shumë kultura, shumë etnitete, shumë religjione dhe kjo këtë qytetet e bën të fuqishëm.
“Për vetë faktin që prej sot jam bashkëqytetar i juaji më është veçanërisht e vlefshme nga shkaku se ju këtë nder ma bëni dy vite pas përfundimit të mandatit si funksionar më i lartë i atdheut tim. Ju më nderuat si bashkëqytetar i juaji për atë që kam bërë deri më tani. Ju keni nderuar punën time dhe me këtë më keni shpallur qytetar nderi i qytetit të Tetovës”, tha Mesiç.

Kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti, tha se qyteti i Tetovës ndodhet përpara një ngjarjeje të madhe, përpara një vlerësimi dhe nderimi të karrierës politike disavjeçare të njërit nga protagonistët më të matur dhe më të urtë të kohës së trazuar ballkanike.

“Presidenti i Kroacisë në vitet 2000- 2010, Stjepan Mesiç, përfaqëson politikanin vizionar, burrështesasin e përkushtuar, i cili me guxim të matur dhe me fuqinë e mendjes së tij, arriti të shpërndajë vlerat më të mira gjatë periudhës së ish-Jugosllavisë përmes një politike njerëzore që në formën më origjinale iu kundërvu politikave agresive”, tha kryetari Bexheti.

Sipas Bexhetit, në figurën e presidentit Mesiç lidhën dy kohra, të cilat ai me një urtësi të jashtëzakonshme politike arriti t’iu jap vlerat e përmasës së tij intelektuale, gjithnjë duke besuar në drejtësi dhe në demokracinë si hapësirë e afirmimit të popujve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *