Home / Sport / Messi nuk nxiton për rinovim, flet për Ronaldon

Messi nuk nxiton për rinovim, flet për Ronaldon

Futbollisti më i mirë në univers, Lionel Messi, thotë se nuk nxitohet që të nisë negociatat për rinovimin e kontratës së tij te Barcelona.

Kontrata e argjentinasit skadon në vitin 2016 dhe 25 vjeçari thotë se nuk ka nevojë për panikë pasi e ardhmja e tij i takon klubit katalanas.

“Unë nuk jam i brengosur për kontratën time. Unë e kam thënë këtë shumë herë. Objektivat e mi me klubin janë afatgjate: të përmirësohem dhe të tentoj të fitojmë gjithçka që kemi fituar”, ka theksuar Messi.

“Unë nuk garoj me Ronaldon, unë tentoj të bëj më të mirën për klubin dhe kombëtaren. Kjo është diçka e zbuluar nga mediat. As unë e as Ronaldo nuk garojmë me njëri-tjerin”, është shprehur Messi për Marca.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *