Home / Sport / Milani ka bërë ofertë për Carvalhon dhe Albiolin

Milani ka bërë ofertë për Carvalhon dhe Albiolin

Drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka vizituar presidentin e Real Madridit, Florentino Perez në zyrat e klubit në Spanjë.

Prioritet i Milanit është që ta përforcojnë mbrojtjen pas një starti të dobët në Serie A dhe për këtë Galliani ka bërë menjëherë një ofertë për Carvalhon dhe Albiolin.

Sidoqoftë, Florentino Perez nuk mundi ti jepte përgjigje pozitive Gallianit, sepse Carvalho si duket është i kënaqur me jetën në Spanjë dhe nuk dëshiron të largohet derisa ti përfundojë kontrata.

Ndërsa sapo është përmendur emri i Albiolit, Perez menjëherë ja kishte ndërprerë fjalinë Gallianit me një “jo” dhe i ka thënë se ai nuk është në shitje.

Krejt në fund, Galliani u interesua për një huazim të mundshëm të Kakas, por madrilenët i thanë se ai nuk huazohet dhe ata dëshirojnë vetëm ta shesin atë gjithnjë sipas Marca.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *