Home / Lajme / Maqedoni / Ministri Besimi dhe shefi i SHM të ARM-së Koteski për vizitë në kazermën e Tetovës

Ministri Besimi dhe shefi i SHM të ARM-së Koteski për vizitë në kazermën e Tetovës

13 nëntor-
Duke folur para njësive të rreshtuara, ministri Besimi paralajmëroi se buxheti i armatës për vitin e ardhshëm 2013 do të jetë i përafërt me atë të këtij viti, që është e pamjaftueshme, nënvizoi, për realizimin e të gjitha qëllimeve të planifikuara, posaçërisht për modernizimin dhe pajisimin e njësive.

Ministri i Mbrojtjes Fatmir Besimi së bashku me shefin e Shtatëmadhorisë slë ARM-së gjeneral major Goranço Koteski, sot e vizitoi kazermën “Kuzman Josifovski Pitu”, në Tetovë.

Gjatë vizitës, Besimi i informoi eprorët dhe ushtarët e garnizonit të Tetovës për vazhdimin e projektit “Starndard”, me të cilin bëhen përpjekje maksimale për përmirësimin e kushteve për jetesë dhe punë në kazerma.

Ministri i mbrojtjes mori pjesë edhe në referimin nga ana e Shtatmadhorisë dhe Komandës së bashkuar operative të ARM-së për procesin e transformimit dhe ristruktuimin e Armatës.

Gjatë vizitës në kazermë, ministri Besimi dhe shefi i Shtatëmadhorisë së ARM-së, gjeneral-majori Koteski, më hollësisht u njoftuan me procesin e transformimit, përfitimet thelbësore e të cilit janë struktura më e thjeshtë, grupimin adekuat të forcave, integrimi i përmirësuar i kapaciteteve ajrore, arritja e plotësimit më të mirë të njësive me personel dhe pajisje, si dhe vendosja e kategorisë së re të rezervës aktive.

Duke folur para njësive të rreshtuara, ministri Besimi paralajmëroi se buxheti i armatës për vitin e ardhshëm 2013 do të jetë i përafërt me atë të këtij viti, që është e pamjaftueshme, nënvizoi, për realizimin e të gjitha qëllimeve të planifikuara, posaçërisht për modernizimin dhe pajisimin e njësive.

“Këtë vit arritëm ta mbajmë të plotësuar me personel cilësor ushtarak në nivel të mirë (tani 85,5%), ta realizojmë stërvitjen e planifikuar dhe të japim kontribut të rëndësishëm në operacione paqesore ndërkombëtare. Për fat të keq na kanë mbetur shumë pak mjete për modernizimin dhe pajisimin e njësive të Armatës. Megjithatë paraqet kënaqësi për mua që një pjesë e uniformave veçmë kanë arritur dhe në vijim është procedura edhe për pjesën tjetër të armatës, respektivisht ta rrumbullaksojmë atë që e kemi premtuar se të gjithë ushtarët do të marrin uniformë të re. Deri nga fundi i këtij viti do të furnizohen edhe çizme për ushtarët, në të njëjtën kohë u punua edhe në renovimin e një pjese të kazermave për përmirësimin e kushteve për punë”, tha Besimi.

Në kontekst të prioriteteve për vitin e ardhshëm, ai theksoi se fokusi do të vendoset në mbajtjen e gatishmërisë ushtarake të Armatës, mbajtjes së plotësimit të komandove dhe njësive të ARM-së me personal cilësor ushtarak në nibel rreth 85-090 për qind, afirmim të përfaqësimit adekuat dhe të drejtë në ARM dhe MM, zbatimin e stërvitjes së planifikuar, si dhe vazhdimin e kontributit të padyshimtë në operacione paqesore ndërkombëtare, të udhëhequra nga NATO, BE dhe OKB.

Pas përfundimit të pjesës zyrtare nga vizita, ministri Besimi dhe shefi i Shtatëmadhorisë, gjeneral majori Kotevski realizuan edhe takime me një pjesë të ushtarëve dhe eprorëve në garnizonin e Tetovës që drejtpërdrejtë të informohen për nevojat e tyre dhe mundësitë për zgjidhjen e problemeve që paraqiten në jetën dhe punën e përditshme ushtarake.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *