Home / Lajme / Maqedoni / Misioni i SHBA-së në OSBE e përshëndeti dekriminalizimit të shpifjes

Misioni i SHBA-së në OSBE e përshëndeti dekriminalizimit të shpifjes

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) e përshëndeti dekriminalizimin e shpifjes në Maqedoni.

Maqedoni 17 Nëntor – SHBA e përshëndet miratimin e ligjit me të cilin dekriminalizohet shpifja në Maqedoni. Me implementimin e plotë kyç të ligjit dhe rezultatet konkrete nga ai, notojmë se ky është hap i rëndësishëm përpara drejt atmosferës mediale më të sigurtë dhe më të lirë në Maqedoni, dhe shërben si shembull pozitive për rajonin e OSBE-së në tërësi. SHBA-ja në tërësi pajtohet me përfaqësuesen e OSBE-së për liri të mediave Dunja Mijatoviq, se gazetarët duhet të kenë mundësi që ta kryejnë punën e tyre dhe të nxisin debate për çështjet të cilat janë me interes publik pa frikë nga sanksione kriminele ose kompensime të panevojshme qytetare të dëmit. U bëjmë thirrje të gjitha anëtareve të OSBE-së të cilat ende nuk e kanë dekriminalizuar shpifjen ta bëjnë këtë, dhe t’i revidojnë ligjet me të cilat pa nevojë dënohet ofendimi ose ndonjë shprehje e mendimit, shkruan në kumtesën e nënshkruar nga Kristofer Midura, këshilltar për marrëdhënie me publikun të misionit amerikan në OSBE.

Në kumtestë transmetohet thirrja e Mijatoviqit deri në Maqedoni që të ndërmerr edhe hapa plotësues për përmirësim të klimës mediale, siç është puna transparente e Këshillit për radiodifuzion, si dhe sfidat në sferën e të drejtave të punëtorëve në mediat dhe reklamimi i i autoriteteve.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *