Home / Lajme / Maqedoni / Mjekët në grevë në Maqedoni

Mjekët në grevë në Maqedoni

Mjekët e Klinikave të Shkupit dhe institucioneve tjera shëndetësore sot nga mëngjesi kanë nisur grevën me afat të pacaktuar, derisa nuk arrihet zgjidhje nga ministria e shëndetësisë.

Mjekët janë në grevë me kërkesën për rritjen e rrogave si dhe kundë projektit të ministrisë për pagesën e tyre sipas punës së bërë.

Ministria e Shëndetësisë është shprehur kundër grevës dhe se ajo nuk ka pranuar kushtëzimet e mjekëve. Ministri i këtij dikasteri, Nikolla Todorov theksoi se ai si ministër është në anën e pacientëve dhe se ai ka paralajmëruar se mjekët që nuk do të jenë në punë nuk do të kenë mëditje.

Një pjesë e klinikave kanë punuar me përbërje të plotë pasi që nuk i janë përgjigjur grevës. Sindikata e mjekëve ka paralajmëruar se në rast se vijojnë presione apo sanksione të mjekëve, greva mund të shëndërrohet në ndërprerje të plotë dhe bllokim të punës në institucionet shëndetësore.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *