Home / Lajme / Maqedoni / ‘Monstra’, kryeprokurori: Kemi prova që dëshmojnë fajësinë

‘Monstra’, kryeprokurori: Kemi prova që dëshmojnë fajësinë

Prokurori kryesor dhe përgjegjës për rastin “Monstra” Ljupço Shfërgofski është shprehur i bindur se provat që ka siguruar Prokuroria, janë mjaftueshëm të forta për të provuar fajësinë e të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.

Shkup, 8 nëntor – Kryeprokurori Ljupço Shfërgofski është shprehur i bindur se provat që ka siguruar Prokuroria, janë mjaftueshëm të forta për të provuar fajësinë e të dyshuarve për vrasjen e pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.

Deklaratën e tij, Shfërgovski e ka bërë në një prononcim për mediat maqedonase.

“Në bazë të asaj që kemi mbledhur si material dëshmues, nuk kemi absolutisht asnjë dilemë se do të kemi sukses të provojmë fajësinë e atyre që i kemi akuzuar me veprat penale që u ngarkohen. Megjithatë, ne nuk do të mundemi t’i ndajmë me opinionin të gjitha atutë, faktet dhe provat tona me të cilat disponojmë. Kjo është punë e gjykatës. Ne do të prezantojmë në gjykatë, përmes procedurës gjyqësore, gjithë materialin dëshmues që kemi mbledhur”, ka theksuar Shfërgovski.

Prokurori kryesor dhe përgjegjës për rastin “Monstra” është më tej Gordana Geshkovska.

Asaj dhe katër prokurorëve të tjerë, u është vazhduar mandati nga ana e Këshillit të Prokurorëve Publikë. (ZHURNAL)

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *