Home / Sport / Mourinho: Barça e bën kalendarin, titulli larg

Mourinho: Barça e bën kalendarin, titulli larg

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka kritikuar ashpër gjyqtarin e takimit të humbur ndaj Betisit, por ka lëvduar vendasit për qëndrimin e tyre ndaj Los Blancos pas disfatës prej 5-1 nga Sevilla javë më parë. Ai pos tjerash foli edhe për kalendarin dhe gjasat për titull.

“Pas një jave të vështirë dhe konfliktet me lojtarët e tij, tifozët e Betisit i kanë ndihmuar trajnerit që ta fitojë këtë ndeshje. Unë i kam përgëzuar lojtarët e Betisit sepse ata lanë gjithçka në fushë dhe luftuan me shpirtin e sakrificës”.

“Gjyqtari gaboi rëndë më golin e anuluar të Benzemas dhe një penalti të qartë në minutat e fundit. Por, Betisi meriton respektin tim sepse na mundi në çdo aspekt”, theksoi Mourinho.

49 vjeçari nuk kërkoi të gjejë arsyetime, por sipas tij një ekip që luan të mërkurën një ndeshje derbi në Ligën e Kampionëve nuk duhet të luajë të shtunën. Ai aludoi se Barcelona e bën kalendarin sipas dëshirës së vet.

“Natyrisht se një ekip që luan të mërkurën nuk duhet të luajë të shtunën. Sigurisht se janë ekipet tjera ato që e kontrollojnë kalendarin, gjë që ne nuk e bëjmë, por ne po flasim për top profesionistë dhe duhet që të kujtoni se bëjmë fajlë për fuqinë mentale, ambicien dhe shpirtin. Si gjithmonë, unë do të jem djali i keq edhe pas kësaj deklarate”.

“Kur ne fitojmë, të gjithë fitojmë, por kur humbim, humbet trajneri. Pse është gabimi im? Është e mundur që të përfundojmë sezonin me 11, 13 apo nëntë pikë prapa Barcelonës. Gara në La Liga është e hapur ende dhe nuk jemi as optimistë e as pesimistë. Unë nuk mund të fokusohem vetëm në një garë”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *