Home / Sport / Mourinho: Të rinjtë paguajnë për taktikat

Mourinho: Të rinjtë paguajnë për taktikat

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka mbrojtur vendimin e tij që të mos përdorë lojtarë të klubit të të rinjve të Real Madridit, për shkak të dallimeve taktike me trajnerin e Real Madrid B.

Kampioni i Spanjës është duke vuajtur nga një krizë e lëndimeve në krahun e majtë dhe Mourinho ka vendosur që të mos shfrytëzojë Nachon, talentin e Real Madrid B, por në vend të tij e shfrytëzoi Essienin.

“Ne luajmë me sisteme të ndryshme, ata kanë model tjetër. Lojtarët e Real Madrid B luajnë në pozita që nuk ekzistojnë në ekipin e parë, sikurse për shembull Jese që luan si gjysmë-sulmuesi. Lojtarët tanë në krah luajnë më në sulm, ndërsa te Castilla është ndryshe. Këto aspekte të lojës, që dallojnë, bëjnë të rinjt që të paguajnë”, ka thënë Mourinho.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *