Home / Lajme / Maqedoni / MPB ZBULON LABORATOR ILEGAL TË DROGËS NË TETOVË

MPB ZBULON LABORATOR ILEGAL TË DROGËS NË TETOVË

Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se në Tetovë ka zbuluar një rrjet të përpunimit dhe paketimit të drogës.

TETOVË 09.11.2012 – Ministria e Brendshme e Maqedonisë bëri të ditur se në Tetovë ka zbuluar një rrjet të përpunimit dhe paketimit të drogës. Policia tha se ka arrestuar 54 vjeçarin Nashid.B nga Tetov, i cili dyshohet se në shtëpinë e tij kishte një laborator të improvizuar për përpunimin dhe paketimin e drogës.

Gjatë bastisjes nga organet policore në këtë shtëpi janë gjetur qese me material pluhuri, foli aluminiumi, tableta, një peshore si dhe materiale të tjera. SPB në Tetovë bëri të ditur se autori i ndaluar është i njohur për kryerjen e veprave penale.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *