Home / Lajme / Maqedoni / Muhamet Ameti zgjidhet udhëheqës i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Komunën Tetovës

Muhamet Ameti zgjidhet udhëheqës i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Komunën Tetovës

15 nëntor-Udhëheqës i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Komunën e Tetovës është i bindur se Shtabi BDI-së në Tetovë do të përkrahet maksimalisht nga Udhëheqja qendrore e BDI-së, në krye me Kryetarin Ali Ahmeti, por edhe nga shumë bashkëqytetarë, të cilët deri tani kanë mbajt qëndrim indiferent, për çka paraprakisht i falënderoj.

Zëvendësdrejtori në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, Muhamet Ameti është zgjedhur udhëheqës i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Komunën e Tetovës. Në letrën falenderuese që Ameti e ka dërguar deri tek udhëheqësia e BDI-së, dega Tetovë dhe deri tek aktivistët thuhet:

Falënderoj të gjithë anëtarët aktivistë, të cilët menjëherë mirëpriten zgjedhjen time dhe ofruan gatishmërinë e tyre për angazhim dhe bashkëpunim maksimal.

Këtë besim që më është dhënë e kuptoj si detyrim të shtuar për të bërë maksimumin që të koordinoj organizimin teknik të fushatës zgjedhore, njëherit të garantoj mbarëvajtjen gjatë votimit, sigurisht me përkrahjen e stafit teknik dhe të gjithë bashkëveprimtarëve vullnetmirë, duke garantuar se do të dalim fitimtarë të zgjedhjeve komunale.

Udhëheqës i Shtabit zgjedhor të BDI-së në Komunën e Tetovës është i bindur se Shtabi BDI-së në Tetovë do të përkrahet maksimalisht nga Udhëheqja qendrore e BDI-së, në krye me Kryetarin Ali Ahmeti, por edhe nga shumë bashkëqytetarë, të cilët deri tani kanë mbajt qëndrim indiferent, për çka paraprakisht i falënderoj.

“Për fund, duke shpreh edhe njëherë falënderimin tim, jam i bindur se gjithë anëtarësia, simpatizantët dhe qytetarët vullnetmirë dhe strukturat udhëheqëse të Partisë sonë do të mobilizohemi bashkarisht për të fituar zgjedhjet, sepse Komuna jonë meriton të udhëhiqet dinjitetshëm, meqë bashkëqytetarët tanë gjithsesi meritojnë jetë më të dinjitetshme”, thuhet në letrën falenderuese letrën falenderuese të udhëheqësit të Shtabit zgjedhor të BDI-së në Komunën Tetovës, Muhamet Ametit.TETOVA1

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *