Home / Sport / Napoli e Milan luajnë baras

Napoli e Milan luajnë baras

Milani ka arritur t’i bëjë ballë Napolit në udhëtimin e vështirë që përfundoi me rezultat 2-2.

Një gjysmë e parë e bukur u zhvillua në Stadio San Paolo që u mbyll me epërsi të vendasve, edhe pse Rossonerët ishin mjaft të rrezikshëm.

Me tentativën e parë për të shënuar , ‘Partenopei’ kaluan në avantazh. Marek Hamsik ia lëshoi topin Gokhan Inlerit, i cili e gjeti të papërgatitur portierin Abbiati (5’).

Një krosim të ulët në zonë të Christian Maggios e pranoi Lorenzo Insigne për ta dyfishuar rezultatin pas gjysmë ore lojë.

Mysafirët u kthyen në lojë pa përfunduar pjesa e parë. Mattia De Sciglio pranoi një top nga Mexes dhe pasoi te Stephan El Shaarawy, ndërsa 20-vjeçari e ngushtoi epërsinë (44’).

Në gjysmën e dytë, Rossonerët ishin më të angazhuar në fazën ofensive, por me raste kanë mundur të dënohen nga vendasit.

Sido që të jetë, ata arritën ta barazojnë rezultatin. Ishte sërish golashënuesi më i mirë i Milanit, El Shaarawy, i cili realizoi pas asistimit të mirë të Robinhos (83’).

Pas xhiros së 13-të, Napoli mbetet pesë pikë prapa Juventusit në garën për titull, ndërsa Milani nëse vazhdon me këto rezultate, atëherë do të luftojë për mbijetesë në pjesën e mbetur të sezonit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *