Home / Lajme / Maqedoni / Ndihma e shpejtë mjekësore mori 69 automjete, paralajmërohet punësim i 80 mjekëve

Ndihma e shpejtë mjekësore mori 69 automjete, paralajmërohet punësim i 80 mjekëve

2 nëntor-Bëjmë llogari që të gjitha qytetet të marrin nga një automjet. Për Shkupin planifikojmë të ketë minimum 10 automjete. Ky është një ndër premtimet me të cilët dolëm para qytetarëve. Premtuam se do të blejmë 50 automjete ambulancash për nevojat e Ndihmës së shpejtë mjekësore, ne blemë 70″, deklaroi ministri Todorov.

Gjashtëdhjetë e nëntë automjete të reja me pajisje më bashkëkohore për Ndihmën e shpejtë mjekësore (NSHM) të tipit “Reno” të cilat janë të pajisura me aparat EKG, defibrilator, telemjekësi, me pejsmejker të jashtëm, pajisje respiratore e të tjera dhe të cilat i plotësojnë standardet më të reja ekologjike, janë promovuar sot në Shkup. Bëhet fjalë edhe për një projekt kapital të realizuar në shëndetësinë në Maqedoni. Në promovimin e automjeteve mori pjesë edhe kryeministri Nikolla Gruveski dhe ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov.

“Bëhet fjalë për furnizim të 69 automjeteve të ambulancës tërësisht të pajisura, do t’i quaja spitale mobile dhe një automjet të posaçëm pediatrik me vlerë prej 275 milionë denarë, që është rreth 4,5 milionë euro. Bëjmë llogari që të gjitha qytetet të marrin nga një automjet. Për Shkupin planifikojmë të ketë minimum 10 automjete. Ky është një ndër premtimet me të cilët dolëm para qytetarëve. Premtuam se do të blejmë 50 automjete ambulancash për nevojat e Ndihmës së shpejtë mjekësore, ne blemë 70”, deklaroi ministri Todorov.

Paralelisht me këtë projekt, theksoi ai, realizohen projektet për stërvitjen e mjekëve në NSHM, e cila zgjat tashmë dy javë, kjo do të jetë java e tretë dhe do të vazhdojnë periudhën e ardhshme për edukimin e mjekëve të cilët punojnë në NSHM në pajtim me protokollet më bashkëkohore për edukim.

Ai theksoi se në zhvillim është edhe furnizimi me tablet kompjuterë, të cilët do të vendosen në të gjitha automjetet e ambulancave, në të cilat do të vendosen të gjitha protokollet dhe udhëzimet, posaçërisht protokolli i NSHM-së me mundësi për kërkim tonik për dhjetë shkaqet më të shpeshta për transport me NSHM.

“Puna tjetër të cilën e bëjmë për NSHM është punësimi i 80 mjekëve në të gjitha qendrat e NSHM-së, me të cilët praktikisht mundësojmë rritje serioze të tërë kuadrit në NSHM për mbi 25 për qind në krahasim me numrin e përgjithshëm që e kemi pasur deri tani. Kjo do të thoja është historikisht rritja më e madhe e numrit të mjekëve në NSHM në 20 vitet e fundit. Pres që me të gjithë këto masa dhe aktivitete, të cilat i realizojmë në planin e NSHM-së të arrijmë funksionimin e saj më cilësor, reagim më të shpejtë, arritje më e shpejtë në vendin e ngjarjes dhe trajtim adekuat mjekësor” tha Todorov

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *