Home / Lajme / Maqedoni / Ndihmë sociale vetëm me letërnjoftim

Ndihmë sociale vetëm me letërnjoftim

Shkup, 4 nëntor 2012-Ai shtoi se tani ky dokumentacion do të sigurohet në mënyrë elektronike mes institucioneve, në bazë të memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim mes Agjencisë për punësim, Fondit për sigurim pensional dhe invalidor dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Të drejtën e ndihmës sociale, shfrytëzuesit do të mund ta realizojnë vetëm me dokument për identifikim. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski informoi se kjo do të zbatohet menjëherë dhe se edhe kërkuesit e rinj dhe ata të cilët do të kryejnë ripërtëritje të së drejtës për marrje të ndihmës sociale këtë mund ta bëjnë vetëm me letërnjoftim.

“Në mënyrën e deritanishme të punës parashtruesit e kërkesës për ndihmë sociale, si dhe shfrytëzuesit ekzistues të së drejtës së ndihmës sociale gjatë procedurës për realizimin e kësaj të drejte, si dhe gjatë ripërtëritjes vjetore të dokumentacionit ishin të detyruar në qendrat për punë sociale për vete dhe për anëtarët e familjes së tyre të shtrojnë vërtetim për pension të realizuar në vend ose jashtë vendit, listë të të dhënave të regjistruara për stazh të realizuar, të dhëna për statusin e personave të papunësuar, si dhe të dhëna për shfrytëzues të kompensimit në të holla në bazë të papunësisë”, tha në konferencën e sotme për shtyp ministri Ristvoski.

Ai shtoi se tani ky dokumentacion do të sigurohet në mënyrë elektronike mes institucioneve, në bazë të memorandumit të nënshkruar për bashkëpunim mes Agjencisë për punësim, Fondit për sigurim pensional dhe invalidor dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale.

Për realizimin e plotë të sistemit njësportel, siç tha ministri, ka filluar procedura për shkëmbim elektronik të të dhënave dhe me Drejtorinë për të ardhura publike.

Sipas evidencës në fund të vitit të kaluar janë regjistruar 39.000 pranues të ndihmës sociale në të holla

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *