Home / Lajme / Maqedoni / Në Bllacë konfiskohen 5,4 kilogramë marihuanë me vlerë në treg prej 60 mijë eurosh

Në Bllacë konfiskohen 5,4 kilogramë marihuanë me vlerë në treg prej 60 mijë eurosh

6 nëntor-Sipas të dhënave fillestare të marra gjatë marrjes në pyetje të dy të dyshuarve, malli në Kosovë është transportuar nga Shqipëria, ndërsa që aty përmes kalimit kufitar Bllacë duhej që të transportohej në Maqedoni.

Autoritetet doganore në kalimin kufitar Bllacë dje pasdite penguan tentativë për kontrabandë të 5,4 kilogram marihuane.

Sipas informacioneve të para të doganës, droga u gjet gjatë kontrollit të një makine me targa të Kosovë, ndërsa ajo ishte dedikuar për në Maqedoni.

Vlera e drogës, nëse do të shitej me shumicë vlerësohet në rreth 16.000 euro, por në çmimet me pakicë do të arrijë edhe deri në 60.000 euro, informon në pres-konferencë drejtori i Drejtorisë Doganore Vanço Kargov.

Sipas të dhënave fillestare të marra gjatë marrjes në pyetje të dy të dyshuarve, malli në Kosovë është transportuar nga Shqipëria, ndërsa që aty përmes kalimit kufitar Bllacë duhej që të transportohej në Maqedoni.

Kundër personave të dyshuar Drejtoria Doganore do të parashtrjë kallëzim penal për vepër penale “Prodhim të paautorizuar dhe lëshimin në qarkullim të drogave narkotike, substancave psihotropike dhe prekursorëve” dhe do të dorëzohen para gjykatësit hetues për procedurë të mëtjeshme.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *