Home / Lajme / Maqedoni / Në Dobërdoll shpaloset busti i dëshmorit Milaim Dauti

Në Dobërdoll shpaloset busti i dëshmorit Milaim Dauti

22 nëntor-Me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe përvjetorit të Kongresit të Manastirit sot në qendër të fshatit Dobërdoll, te sheshi Bajram Dobërdolli, kryetari I komunës së Gostivait Rufi Osmani, shpalosi bustin e Milaim Dautit

Në sheshin e fshatit Dobërdoll, në mënyrë solemne, me iniciativë të komunës së Gostivarit është shpalosur busti I Milaim Dautit, I vrarë më 9 korrik në Gostivarë në mbrojtje të flamurit kombëtarë shqiptarë.
Me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar dhe përvjetorit të Kongresit të Manastirit sot në qendër të fshatit Dobërdoll, te sheshi Bajram Dobërdolli, kryetari I komunës së Gostivait Rufi Osmani, shpalosi bustin e Milaim Dautit ku I pranishëm ka qenë edhe kryatri I komunës së Vrapcishtit Bajram Kadrija.
Manifestimi I sotëm është përcejllur me një program të begetshëm kulturo-artistik.
Busti idëshmorit Milaim Dauti është vepër e skulptorit Ylber Zulfiqari.
Në ngjarjet e përgjakshme të 9 korrikut, ranë dëshmorë edhe Shpend Iseini nga fshati Forinë dhe Nazmi Saliu nga fshati Turçan i Vogël. Në 15 vjetorin e ngjarjeve të përgjakshme të 9 korrikut të vitit 1997, krahas aktiviteteve të tjera të ndërmarra nga drejtuesit e pushtetit lokal në Gostivar, në sheshin e fshatit Turçan të Vogël u bë shpalosja e busti të dëshmorit Nazmi Saliu.
Zvaritja e procesit të emrimit të shkollës fillore në fshatin Forinë, nga ana e Ministrisë së Arsimit, ka penguar vendimin e drejtuesve të pushtetit lokal në Gostivar, që më 28 nëntor
të këtij viti të inaugurohet edhe busti i dëshmorit, Shpend Iseini. Me emrin e tij, pas aprovimit të vendimit në Këshillin e Komunës ë Gostivarit, pritet të emërohet edhe shkolla e fshatit Forinë, e cila tashmë do të funksionon si shkollë e pavarur nga shkolla qendrore e fshatit Çegran.
TV KOHA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *