Home / Lajme / Maqedoni / Ne këtë kohë kakarisjesh patriotike mos të harrojmë kush ishin të parët.

Ne këtë kohë kakarisjesh patriotike mos të harrojmë kush ishin të parët.

28 nëntor-Po mar guximin dhe po shpreh indinjatën tonë të thellë në emër të të gjithë atyre që janë lënë pas dore gjatë këtyre viteve pa ju përmendur emri askund për atë që bënë të parët. Dikur flamuri në kohën e socializëm-komunizmit, u lejua me ligj në gjithë territorin e Maqedonisë.

Ekziston mundësia reale që nga ky shkrim dikush të ndjehet i prekur, por për këtë është dashtë të mendohet më herët.

Kur “shqipëtarët” i kishte kapluar gjumi dhe friga ndaj regjimit socialist-komuist që ju bëhej shqipëtarëve jashtë kufijve të Shqipërisë, shumë intelektual kanë përjetuar një thyerje të madhe të botëkuptimeve në kohën që jetonin e që sot spo marrin lëvadat që i meritojnë.

Në momentet që po festojmë 100 vjetorin e shtetit tonë amë , 100 vjetorin e pavarsësisë, fatkeqësisht e kaluara dhe ajo çka bënë shumë intelektual e patriot të vërtetë është hudhur në gjum letargjik nga fytyrat tona publike që po na përfaqësojnë nëpër institucione dhe shtet.

Atë që ne sot mburemi ta bëjmë dhe e bëjmë me shumë krenari e bëri dikush që nga vitet e 1965, të cilët sakrifikuan shumë. Atë që ne sot e ngrejme flamurin tonë kombëtar ku të duam dhe si të duam ne e kemi fituar shumë kohë më parë, po që sot spo përmendet gjëkundi.

Po mar guximin dhe po shpreh indinjatën tonë të thellë në emër të të gjithë atyre që janë lënë pas dore gjatë këtyre viteve pa ju përmendur emri askund për atë që bënë të parët. Dikur flamuri në kohën e socializëm-komunizmit, u lejua me ligj në gjithë territorin e Maqedonisë.

Gjenerata e vitit 1965, e cila dha kontributin e saj për atë flamur, e fitoi atë të drejtë pa luftë dhe vetëm me demonstrata, dhe sot në këtë kohë kakarisjesh patriotike po harrojnë kush ishin të parët.

Ata që sot pohojnë se na përfaqësojnë denjësisht harruan patriotët e vërtetë që jetuan dhe vdiqën me respekt, gjë që u mungon shumë zyrtarëve të sodit.

Ndoshta nga frika se nuk punuan në atë kohë ashtu siç u desht, sot detyrohen që ti fshehin gjurmët pa të cilat nuk do të mundin të varnin flamurin nëpër ballkonet e tyre. Një popull nëse nuk lavdëron të kaluarën e tij vdes shumë shpejt. Të mos harrojmë ideologjinë e së kaluarës, ideologjinë kombëtare dhe mos të harrojmë që patriotët vdesin si heronj.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *