Home / Lajme / Maqedoni / NË OHËR DO TË NDËRTOHET AEROPORT NË UJË

NË OHËR DO TË NDËRTOHET AEROPORT NË UJË

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve shpalli kërkesë për interes për pjesëmarje në ndërtimin e aeroportit të ri në ujë në Liqenin e Ohrit.

Nga Ministria dikasteriale informojnë se përmes procedimit për shpërndarje koncesion ose procedim për nadrje të marrëveshjes për partneritet publik-privat do të zgjidhet partner i cili do të jetë përgjegjës për implementimin dhe realizimin e projektit. Është parashikuar në suazat e të gjithë projektit të jetë i kyçur financimi, projektimi, ndërtimi, operimi, dhe mbajtja e aeroportit të ri në ujë.

Personalitet e interesuar do të duhet ta dorëzojnë raportin për interes me përshkrim të shkurtër të aktiviteteve dhe kopje të raporteve operative dhe financiare nga tre vitet e fundit më së voni deri më 10 dhjetor të këtij viti.

Kërkesa është publikuar në mediat e shtypura të përditshme të vendit dhe ato ndërkombëtare dhe në internet-faqet e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve. Në të është theksuar se Liqeni i Ohrit dhe Ohri janë shpallur për trashëgimi botërore të UNESKO-s dhe paraqesin vende më të vizituara turistike në Maqedoni. Potencohet edhe ajo se me ndërtimin e aeroportit në ujë do të mundësohet lidhje më e mirë e Liqenit të Ohrit dhe qytetit të Ohrit me destinacionet e mbetura turistike të Gadishullit Ballkanik.

Me ndërtimin e një aeroporti të tillë në Ohër pritet rritje shtesë e numrit të turistëve

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *