Home / Lajme / Maqedoni / Në Qafë Thanë kapen 500 kg drogë

Në Qafë Thanë kapen 500 kg drogë

Në një kamion me targa të Maqedonisë-pa përcaktuar hollësi se nga cili qytet apo rajon është-, në rimorkio në një depo speciale të ndërtuar për këtë qëllim, janë zbuluar dhe sekuestruar 500 kg drogë.

Strugë, 27 Nëntor – Sipas informacioneve të para akoma të pakonfirmuara zyrtarisht (përderisa zgjate procesi i hetimit nga ekipet e specializuara të policisë dhe prokurorisë), bëhet fjalë për marijuanë (“Canabis sativa”).

Kamioni me targa të Maqedonisë, me shofer poashtu shtetas të Maqedonisë, është zbuluar nga ekipet operative të MPB-së të luftës kundër kriminalitetit të organizuar ndërkombëtar, por nuk jepen hollësi se në ç’drejtim ishte duke lëvizur kamioni dhe me çfarë ngarkese ishte deklaruar në organet doganore dhe për cilin treg ishte dedikuar kjo sasi kaq e madhe e drogës, që konsiderohet si sekuestrimi më i madh në aspektin sasior pas rastit të Çoçorovskës, kur u zbuluan në Bllacë, 500 kg kokainë në kanistrat e bojërave të importuara nga Amerika Jugore.

Ekipet e specializuara ndodhen në vendin e ngjarjes dhe pas veprimeve të duhura për zbardhjen e plotë të rastit dhe identitetit të shoferit dhe të dhënave të tjera, pritet që MPB të dalë me komunikatë zyrtare.(INA)

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *