Home / Lajme / Rajon / Në Tiranë inaugurohet Memoriali i Shqiponjës

Në Tiranë inaugurohet Memoriali i Shqiponjës

Të hënën duke filluar nga ora 17, qyteti i Tiranës do të begatohet, edhe me një monument të ri, që do të vendoset në rrethrrotullimin te Dogana e Re.

Tiranë, 25 nëntor – Të hënën duke filluar nga ora 17, qyteti i Tiranës do të begatohet, edhe me një monument të ri, që do të vendoset në rrethrrotullimin te Dogana e Re.

Monumenti do të jetë në formë të shqiponjës, e skalitur në bronz dhe do të peshojë 16 tonë.

Inaugurimin e këtij monumenti pritet ta bëjë kryeministri Sali Berisha, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha dhe donatori që financoi këtë projekt, biznesmeni nga Tetova, Lazim Destani.

E veçanta e këtij inaugurimi është se tash e tutje Rrethrrotullimi te Dogana e Re do të riemërohet në Sheshi i Shqiponjës, dhe do të mbaj të përjetshëm kujtimin për këtë dhuratë të çmuar që vjen nga shqiptarët e Maqedonisë. (Zhurnal)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *