Home / Sport / Një çmim për Vettel

Një çmim për Vettel

Piloti i Red Bullit, Sebastian Vettel, ka fituar një çmim para fillimit të garës së fundit sezonale të Formula 1.

Gjermani është vlerësuar për realizmin e më shumë xhirove më të shpejta gjatë garave të sezonit aktual.

Konkretisht, ai ishte më i shpejtë në xhiro gjatë gjashtë garave të sivjetme – në Bahrein, Kanada, Hungari, Japoni, Abu Dhabi dhe SHBA.

Vendin e dytë me nga dy xhiro më të shpejta e kanë ndarë Nico Rosberg (Mercedes), Jenson Button (McLaren) dhe Kimi Raikkonen (Lotus).

Vettel është në garë për të fituar titullin e tretë botëror të Formula 1. Ai ka 13 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Fernanado Alonso (Ferrari), ndërsa gara për Çmimin e Madh të Brazilit do ta vendosë kampionin e ri.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *