Home / Lajme / Maqedoni / Një i vrarë dhe dy të plagosur në Tetovë

Një i vrarë dhe dy të plagosur në Tetovë

1 nëntor-Përpara lokalit “Ali Baba” në Tetovë me thikë janë shpuar me tre pjesëtarë të sigurimit të lokalit, njëri prej të cilëve më vonë ka ndërruar jetë në spital. Policia ka arrestuar një të dyshuar

Një i vdekur dhe dy të lënduar është bilanci i zënkës të mërkurën në mbrëmje përpara lokalit Ali Baba në Tetovë, mes sigurimit të lokalit dhe tre personave të panjohur, bëri të ditur Policia e Tetovës. Rasti ka ndodhur në orën 8 e 30 minuta derisa në lokal ka pasur një festë private thuhet zyrtarisht, mirëpo sipas informatave jozyrtare zënka është shkaktuar pasi sigurimi i lokalit nuk i ka lejuar tre sulmuesit të hyjnë në mbrëmjen e organizuar për Halloween. Tre personat e panjohur kanë hasur në kundërshtim për tu futur brenda nga tre pjesëtarë të sigurimit të lokalit, Bashkim Ceka 30 vjeçar, Nusret Shabani 31 vjeçar dhe Ramadan Ademi 38 vjeçar, pas çka njëri prej sulmuesve ka nxjerrë thikën.

“Pas zënkës mes tre personave të sigurimit dhe tre mysafirëve të panjohur, njëri nga të panjohurit nxjerrë thikën dhe lëndon tre personat e lartpërmendur pas çka edhe largohen nga vendi i ngjarjes. Menjëherë pas kësaj tre të lënduarit janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku është ndaluar vetëm personi me inicialet B.C, i cili ka pasur lëndime më të lehta trupore, ndërsa dy të tjerët, 38 vjeçari R. A. dhe 31 vjeçari N. SH janë dërguar në Klinikën e Shkupit. Diku rreth orës 2 në mesnatë si pasojë e lëndimeve të rënda që ka marrë, ka ndërruar jetë R.A 38 vjeçar”, tha Marjan Josivosvki, zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë. Menjëherë pas kryerjes së aktit, tre të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë menjëherë kanë kryer hetimet në vendin e ngjarjes ku edhe është gjetur një këllëf thike, që është marrë për hetime, ndërsa punohet intensivisht për zbardhjen e rastit. Sektori i Punëve të Brendshme i Tetovës ka bërë të ditur se është arrestuar një i dyshuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e tërësishme të rastit. Ndryshe, të mërkurën në mbrëmje në shumë lokale të Tetovës është festuar “Halloween”, ose Festa e shtrigave. (U.H)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *