Home / Sport / Nuk ka fitues te ndeshja Çelzi vs Mancheser City

Nuk ka fitues te ndeshja Çelzi vs Mancheser City

Me rezultat të barabartë është mbyllur ndeshja kryesore e javës së 13-të në Ligën Premier.

Chelsea dhe Manchester City kanë luajtur pa gola në Stamford Bridge.

Të dyja skuadrat u përpoqën gjatë ndeshjes që të rrezikonin, mirëpo efektiviteti u mungoi të dyja palëve. Kështu që, në fund u desh të kënaqeshin me nga një pikë.

Ky rezultat padyshim që i shkon përshtati Manchester Unitedit që do të mbajë kryesimin me një pikë më shumë se Manchester City dhe pesë më shumë se Chelsea.

Përmendim që gjatë kësaj ndeshje pati ovacione të tifozëve në mbështetje të trajnerit të shkarkuar Roberto Di Matteo, ndërsa pati të tillë që kërkonin largimin e të porsaangazhuarit Rafa Benitez.

Në takimin tjetër, Tottenham Hotspur ka fituar me rezultat 3-1 kundër West Ham United.

Spursat realizuan me anë të Jermain Defoe (44’ dhe 64’) dhe Gareth Bale (58’) kundrejt një goli të Andy Carroll (82′).

Tottenhami pozicionohet në vend të shtatë me pikë të barabarta me Arsenalin që gjendet një vend më lartë, ndërsa West Hami ka një pikë më pak në vend të tetë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *