Home / Lajme / Maqedoni / Orav: Askush nuk ka garanci se çka do të ndodhë në muajin dhjetor

Orav: Askush nuk ka garanci se çka do të ndodhë në muajin dhjetor

2 nëntor-“Nuk mund të them tani asgjë. Shumë njerëz nga Bashkimi Evropian po punojnë në këtë me shumë mundim, janë përkushtuar edhe njerëz nga Komisioni, dhe vende anëtare. Çka do të ndodhë në muajin dhjetor me të vërtetë nuk e di”, thotë ai.

Greqia ka bërë një hap, tani Qeveria juaj duhet të përgjigjet në memorandumin edhe atë sa më shpejt që është e mundur, deklaroi Avio Orav, ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni.

“Me rëndësi është që të vazhdohet. Ka një hap të bërë nga Greqia dhe Qeveria juaj duhet të përgjigjet tani. Greqia është vendi ynë anëtarë dhe ne shpresojmë se Qeveria juaj do të përgjigjet në këtë propozim edhe atë sa më shpejt që është e mundur – natyrisht kur do të jenë të gatshëm për këtë. Propopzimi siç është ky kërkojnë kohë për t’u shqyrtuar sa më shumë herë”, thotë euroambasadori në një intervistë për portalin eVesti.

Për atë se cili është mendimi i Oravit për përparimin e vendit në vitin e fundit, ai thotë se ky raport për përparmin ishte me të vërtetë për përparim, sepse kanë filluar shumë punë.

“Kishte dhe dëgjuam edhe shumë kritika nga disa njerëz se ka edhe shumë sfida të vlerësuara në raport dhe kjo po është e vërtetë. Por nëse nuk është ashtu dhe nëse nuk ka dozë të kritikave dhe sfidave të theksuar atëherë vendi duhet t’i fillojë negociatat nesër. Por, natyrisht vendi nuk është i përgatitur që t’i fillojë negociatat nesër. Vendi ka ende para se t’i fillojë negociatat dhe mendoj se raporti tregon se ka mundësi të mirë për hapjen e këtij procesi. Një rekomandim të tillë dha edhe Komisioni, por mbetet që Këshilli i vendeve anëtare të vendosin nëse është koha e duhur për fillimin e negociatave ose diçka tjetër duhet të bëhet”, tha euroambasadori.

Tani nuk mund të thuhet se sa është e vërtetë që Këshilli i BE-së të miratojë datë për negociata për Maqedoninë.

“Nuk mund të them tani asgjë. Shumë njerëz nga Bashkimi Evropian po punojnë në këtë me shumë mundim, janë përkushtuar edhe njerëz nga Komisioni, dhe vende anëtare. Çka do të ndodhë në muajin dhjetor me të vërtetë nuk e di”, thotë ai.

Në pyetjen nëse mundësia për Maqedoninë është negociata pa zgjidhje për emrin me kusht që kjo çështje të mbyllet në fazë të hershme nga negociatat thotë se nëse lexohet rekomandimi në këtë mënyrë sigurisht dhe ende do të thotë se zgjidhja e problemit me emrin është kushti kryesor.

“Por zgjidhje duhet të ketë edhe sa më shpejtë, madje sot. Propozimi nga Komisioni që të fillohen negociata do të thotë që ky proces dhe procesi për zgjidhjen e emrit të zhvillohen në mënyrë paralele, por emri të mbyllet në fazë të hershme. Kjo është një mundësi për vendin edhe pse ky vendim ende nuk është miratuar nga vendet anëtare. Ajo që është e rëndësishme është që të vazhdohet me reformat dhe t’i kushtohet sa më shumë vëmendje ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore. Kjo është një sfidë e madhe për Qeverinë në këtë moment”.

Për atë se Greqia ende nuk ka reaguar në këtë propozim, Orav thotë se nuk do të thotë se nëse ndonjë politikan ose përfaqësues zyrtar nuk ka thënë diçka në pres-konferencë se nuk po ndodh asgjë. “Edhe Greqia po punon shumë”, shtoi ai.

Shumë është e rëndësishme, thekson euroambasadori, që të vazhdojë reformat. “Çka do që të ndodhë në muajin dhjetor, procesi i reformave duhet të vazhdojë. Kjo është në interes të vendit tuaj, të të gjithë qytetarëve. Nëse keni sukses që ta harmonizoni ligjdhënien me këtë në Bashkimin Evropian, kjo do të thotë se një ditë kur do t’i filloni negociatat do të jetë shumë më lehtë që vendi të vazhdojë. Nëse gjithçka ka përfunduar mund të hapni negociata në një zonë në mëngjes dhe t’i mbyllni në mbrëmje. Është e kuptueshme se politikanëve u është e vështirë që t’i përbëjnë këto raporte, por puna duhet patjetër të përfundojë”, deklaroi Orav.

Për atë se si sheh në atmosferën politike në Maqedoni, euroambasadori thotë se nuk dëshiron të spekulojë për atë se çka do të ndodhë, por se Marrëveshja e Ohrit është kyçe që të mbahet stabiliteti dhe ne po vëzhgojmë se si po implementohet ky dokument

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *