Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: BDI nuk përzihet në politikat e brendshme të PDSH-së

Osmani: BDI nuk përzihet në politikat e brendshme të PDSH-së

2 nëntor-“Është punë e brendshme e tyre. Nuk do ndërhyjmë në politikat e tyre”tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi u apeloi të gjithë anëtarëve të kësaj partie që të mbështesin në mënyrë të fuqishme kandidatin që do të zgjedhë BDI-ja për kryetar të komunës së Kërçovës

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk ka dashur të përzihet në mbështetjen e ofruar nga lideri i PDSH-së Menduh Thaçi, i cili gjatë Kuvendit zgjedhor të degës së partisë në Kërçovë tha se partia e tij do t’i del krah BDI-së në zgjedhjet lokale 2013, tha zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani.

“Është punë e brendshme e tyre. Nuk do ndërhyjmë në politikat e tyre”, tha Osmani.

Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi u apeloi të gjithë anëtarëve të kësaj partie që të mbështesin në mënyrë të fuqishme kandidatin që do të zgjedhë BDI-ja për kryetar të komunës së Kërçovës, sepse siç shtoi, “sfida e këtyre zgjedhjeve si ballafaqim nacional e kërkon unifikimin e votës shqiptare”.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *