Home / Lajme / Maqedoni / Osmani: Nuk kemi kurrfarë marrëveshje ose koalicion me BDI-në

Osmani: Nuk kemi kurrfarë marrëveshje ose koalicion me BDI-në

Lideri i RDK-së Rufi Osmani ka pohuar për portalin sq.kurir.mk se disa informacione të cilat po sillen nëpër disa media të vendit se RDK ka arrit një marrëveshje me BDI-në, janë vetëm shpifje të disa gazetarëve të pa ndërgjegjshëm të cilët, në pa mundësi për ti konkretizuar informacionet, dalin me shpifje dhe teza të pa vërteta.

-Këto janë vetëm disa shpifje, sepse qëndrimi i RDK-së ka qenë dhe është parimor se bashkëpunimi duhet të fillojë nga niveli parlamentar dhe të gjitha partitë parlamentare të shqiptarëve të formojnë një grup parlamentar. Nëse arrihet konsenzus në nivel nacional, në nivel lokal do të ishte e pranueshme opozita shqiptare ta përkrahë kandidatin e BDI për Kërçovën, ndërsa kandidati i Strugës të jetë nga radhët e opozitës më listë të përbashkët të këshilltarëve. Në komunat me shumicë shqiptare konkurrimi demokratik është mënyra e vetme legjitime e marrjes së mandatit nga populli dhe promovimit të kandidaturave cilësore. Vetëm me një veprim të tillë mund të realizohet një bashkëpunim i vërtetë i partive politike shqiptare, gjithçka tjetër është pjesë e propagandës verbalë për marketing politik në prag të zgjedhjeve lokale që lansohen nga liderë të ndryshëm politik, tha Osmani.

Ai më tej shtoi se: -Opinioni publik i ka të njohura arsyet e dështimit të bashkëpunimit të RDK-së me PDSH-në dhe mos interesimin e DR-së për të qenë pjesë e bllokut të tretë opozitar shqiptarë, dhe në këtë drejtim RDK është në tërësi e amnistuar nga dështimi i këtyre nismave politike që do të fuqizonin opozitën politike shqiptare. Qëndrimet tepër negative të LSDM-së në lidhje me çështjet politike me interes për Shqiptarët argumentojnë edhe njëherë tezën se kur janë në pyetje Shqiptarët LSDM është ekuivalente me VMRO-në dhe pikërisht këtu qëndron arsyeja e dështimit të koalicioneve parazgjedhore në baza multietnike. Zgjedhjet e radhës do të jenë test serioz i kryesimit të menaxhimit politik të RDK-së nga ana ime si kryetar. Jam i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm se rezultati zgjedhor i zgjedhjeve të marsit do të përcakton pozitën time si lider aktual dhe i ardhshëm i RDK-së, pohoj Osmani.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *