Home / Lajme / Maqedoni / Paraburgosen punonjësit e aeroportit për grabitje të bagazhit

Paraburgosen punonjësit e aeroportit për grabitje të bagazhit

Autoritetet policore të Maqedonisë kanë ngritur aktakuzë kundër katër punonjësve të Aeroportit “Aleksandri i Madh”, për dyshimet se kanë kryer vjedhje të rëndë.

Shkup, 14 Nëntor – Sipas akuzës, katër të punësuarit, tre përgjegjës për transportin e bagazhit dhe një pjesëtarë i sigurimit, në mënyrë të paligjshme kanë grabitur bagazhin e udhëtarëve, ashtu duke shkaktuar dëm prej 410 mijë denarëve. Gjykatës hetues i ka shqiptuar masën e paraburgimit katër punonjësve të aeroportit.

Policia ka identifikuar se punonjësit kanë grabitur gjësende personale të udhëtarëve të linjës Cyrih – Shkup. Ata kanë grabitur kryesisht stoli ari nga bagazhet dhe çantat e udhëtarëve. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *