Home / Lajme / Maqedoni / Parlamenti i miratoi ligjet për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje dhe për veprimtari të huaj informative

Parlamenti i miratoi ligjet për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje dhe për veprimtari të huaj informative

12 nëntor-
Deputeti Bekim Fazliu nga PDSH-ja konsideron se Propozim-ligji për veprimtari të huaj informative duhet të gjendet para Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive dhe të debatohet rreth tij para votimit.

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së 45-të i miratoi propozim-ligjin e plotësuar për përgjegjësi qytetare për ofendim dhe shpifje dhe propozim-ligjin për veprimtari të huaj informative në Republikën e Maqedonisë.

Debati për të dy propozim ligjet u zhvillua të premten, por për shkak të mospasjes së kuorumit Kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski votimin e caktoi për sot.

Deputeti Bekim Fazliu nga PDSH-ja konsideron se Propozim-ligji për veprimtari të huaj informative duhet të gjendet para Komitetit për marrëdhënie mes bashkësive dhe të debatohet rreth tij para votimit. Sipas Veljanoskit në pajtim me Rregulloren, kjo pjesë nuk është paraparë për debat në Komitetin vetëm se derisa propozimet kanë të bëjnë për kulturën, përdorimin e gjuhëve dhe të ngjashme.

Për shkak të dyfishimit të tonit të përkthimit nga gjuha shqipe në gjuhën maqedonase, ndërsa me kërkesë të Fazliut, kryetari Veljanoski dha një orë pushim

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *