Home / Sport / Pasaporta bllokon Fabregas në aeroportin e Moskës

Pasaporta bllokon Fabregas në aeroportin e Moskës

Cesk Fabregas ka kaluar një aventurë aspak të këndshme në aeroportin e Moskës në Rusi, ku ka udhëtuar me skuadrën e Barcelonës për të luajtur në Ligën e Kampioneve përballë Spartakut vendas.

Mesfushori është detyruar të qëndrojë në aeroport për rreth dy orë, për të zgjidhur problemin me pasaportën e tij të re. Në fakt, futbollisti kishte marrë vizën ruse prej kohësh, ashtu si të gjithë futbollistët e tjerë katalanas, por vetëm pak ditë më parë, gjatë udhëtimit në Panama me kombëtaren, ai ka humbur pasaportën e tij.
Nëse për t’u kthyer në Spanjë e ka patur shumë më të lehtë, ashtu si për të bërë brenda ditës një pasaportë e re, nuk ka qenë kaq e thjeshtë të merrte një tjetër vizë ruse.
Lojtari është dashur të qëndrojë dy orë në aeroport, bashke me një nga zyrtarët e Barcelonës, derisa autoritete ruse t’i lëshonin lejen e hyrjes në vendin e tyre futbollistit të përfaqësueses spanjolle, pasi pasaporta e tij e re quhej e parregullt dhe duhej “verifikuar rrethana e humbjes së pasaportës së vjetër”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *