Home / Lajme / Maqedoni / PDSH bllokon foltoren, Sela: T’i vihet zjarr Parlamentit

PDSH bllokon foltoren, Sela: T’i vihet zjarr Parlamentit

Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ziadin Sela, ka bllokuar foltoren e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale.

Shkup, 8 nëntor – Deputeti i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), Ziadin Sela, ka bllokuar foltoren e Komisionit për Punë dhe Politikë Sociale, pas një vendimi kontrovers të marrë sërish me mbivotim nga ana e deputetëve maqedonas, që të shkurtohen edhe vërejtjet procedurale dhe të mos u jepet e drejta për fjalë deputetëve që nuk janë anëtarë të këtij trupi parlamentar.

Seanca është ndërprerë sërish dhe kryesuesja e Komisionit ka dhënë pauzë 30-minutëshe me qëllim zhbllokimin e punës dhe lirimin e foltores, gjë që deputeti Sela ka thënë se nuk e ka ndërmend ta bëjë.

Ai ka lëshuar në fjalën e tij edhe një deklaratë bombë, duke thënë se “gjatë shqyrtimit të amendamentit të fundit për ‘branitellat’, do të duhet të merret foltorja, mikrofonat dhe t’i vihet zjarri Kuvendit”.

“‘Branitellat’ nuk ndalohen me letra dhe amendamente”, ka theksuar deputeti.

Atij i është kërkuar ta ndërpresë fjalën nga kryesuesja e Komisionit, Cvetanka Ivanova, me arsyetimin se fjalimet janë shkurtuar tashmë, por Sela nuk i është bindur kërkesave të saj duke e mbajtur foltoren të uzurpuar.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *