Home / Lajme / Maqedoni / PDSH dhe BDI urojnë lirimin e Ramushit

PDSH dhe BDI urojnë lirimin e Ramushit

29 nëntor-Babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj tha se kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Dy partitë më të mëdha shqiptarë kanë përshendetur lirimin e Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt. .“E nderuara familje Haradinaj, të nderuar shqiptar.Fitorja e Ramushit do të thotë faqebardhësi për të gjithë kombin shqiptar. I urojmë fillimisht shumë shëndet me dëshirë për suksese të reja. Ramushin e presin beteja dhe fitore të reja dhe ne vazhdojmë të kemi shumë besim te vendosmëria e Tij për ta çuar përpara Kosovën dhe kombin shqiptar. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, kam nderin që të uroj përzemërsisht lirimin përfundimtar dhe rikonfirmimin e drejtësisë për z.Ramush Haradinaj dhe dy bashkëpunëtorëve të tij”, thuhet në telegram Urimin e kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi.Telegram urimi dërgoi edhe kryetari I BDI-së Ali Ahmeti.Në një letër drejtuar familjes Haradinaj dhe dy bashkëluftëtarëve të tjera, Ahmetin nënvizon: “E nderuara familje Haradinaj, i nderuari Baca Hilmi, i nderuari Ramush, i nderuari Lahi Brahimaj, Idriz Balaj. Kam nderin e veçantë që në emër të të gjithë neve tek Bashkimi Demokratik për Integrim, dhe në emrin tim personal, si mik i familjeve tuaja, të shpreh uratat më të sinqerta për lirimin përfundimtar të Ramush Haradinajt dhe të Lahi Brahimajt”.Sipas Ahmetit, 100 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe të ditës së flamurit kombëtar si dhe liria dhe pavarësia e Kosovës nuk mund të ishin të plota pa lirinë e çlirimtare dhe pa ruajtjen dhe respektin maksimal ndaj vlerave të ushtrive tona çlirimtare të fundshekullit të kaluar.“Ne luftuam bashkë për të arritur pavarësinë e Kosovës dhe sot, në këtë 100 vjetor të bekuar, kjo pavarësi po merr formën e plotë, me ngadhënjimin e luftës sonë çlirimtare. Lufta jonë e drejtë nuk kishte se si mos të ngadhënjejë edhe para ligjit ndërkombëtar sepse ne kërkuam lirinë dhe demokracinë në vendin tonë, në tokat tona duke mos cenuar të drejtat e të tjerëve. Sot, Kosovës po i vendoset edhe një themel i fuqishëm i shtetësisë duke ngadhënjyer në një proces të gjatë dhe të vështirë të drejtësisë ndërkombëtare. Këto fitore duhet të na shërbejnë si nxitje për ta bërë Kosovën dhe rajonin më të mirë dhe unë jam i bindur se bashkërisht do ta shpijmë rajonin përpara, pa kufij dhe plotësisht të integruar në NATO dhe BE”, theksoi Ahmeti.

Osmani, telegram-urimi me rastin e lirimit të Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj

“Te nderuara familje Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj me gëzim të madh pranuam lajmin për shpalljen të pafajshëm të vëllezërve tanë Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj. Ky ishte lajmi më i gëzueshëm për gjithë shqiptarët në ditën e parë të shekullit të dytë të pavarësisë së shtetit shqiptar dhe dëshmia më e mirë për luftën e lavdishme të UÇK-së dhe të gjitha lëvizjeve që i paraprinë asaj, me synim të lirisë së plotë të popullit të Kosovës.

Kam nderin që në emër të Rilindjes Demokratike Kombëtare dhe në emrin tim personal, që së bashku me ju të ndajmë këtë gëzim, ndërsa Ramushit, Lahiut dhe Idrizit, t’ju dëshiroj shëndet të mirë dhe të vazhdojnë misionin e tyre kombëtar”, thuhet në telegram-urimin e kryetarit të RDK-së Rufi Osmani drejtuar familjeve Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj.

Hilmi Haradinaj: Fitore për luftën e pastër të UÇK-së.

Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt dhe bashkëluftëtarëve të tij nga Gjykata e Hagës, ka kthyer buzëqeshjen në familjen Haradinaj në Gllogjan.

Babai i Ramush Haradinajt, Hilmi Haradinaj tha se kjo është një fitore e madhe për Kosovën dhe për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

“Edhe një herë u vërtetua lufta e pastër e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës”, tha Hilmi Haradinaj. (

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *