Home / Lajme / Maqedoni / PDSH fillon tubimet me qytetarët

PDSH fillon tubimet me qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi mbajti tubim informativ me banorët e rrethinës së Tetovës, përkatësisht Sllatinës, Poroj-it dhe Xhepcishtit. Në takim Kryetari i PDSH-së u shoqërua nga funksionarë të lartë partiak.

Tetovë, 23 Nëntor – Në prani të një numri të madh simpatizantë Kryetari iu përgjigj pyetjeve që i parashtronin të pranishmit. Ndërsa të dielën është caktuar tubimi i radhës me banorët e Komunës sw Çairit.

“Dua që bashkërisht ti angazhojmë krejt kapacitetet, të flasim me njerëz tonë, me vëllezërit tanë dhe të ju themi se pa politikë të fortë nuk bëhet asgjë, se me politikën e dobët e këtyre shqiptarëve ne qeveri, jeta është bë mizerje, atje ku jetojnë maqedonasit i kanë të gjitha kushtet për jetesë dinjitoze, kanë rrugë, kanë infrstrukturë, kanë asfalt, ka ujë, ka kanalizim ka drita, ka parqe, çerdhe, ambulantë, ndërsa aty ku janë shqiptarët mungon gjithçka. Duhet bashkërisht të veprojmë që të bindim njerëzit tanë se më gjëra të vogla nuk zgjidhen problemet, ne pa i zgjidhur dy çështje jashtëzakonisht të rëndësishme mos të kemi shpresa të kota se do zgjidhen problemet kryesore, e para është vendimarja e dyta buxheti i shtetit që duhet të marrim 35 përqind për jetën e shqiptarëve, aq sa arkëtohet nga ne. Jemi në një fazë delikate ku shumë mashtrime dalin në skenë, por do të bien ata shumë shpejt, ashtu krijohet një diskutim popujt serioz përherë historinë e vet mbas e shohin në mënyrë shumë serioze, si japonezët, si hebrenjët prandaj kanë shumë sukses në të tanishmen dhe të ardhmen. Nuk ka gjë më të mirë se të kesh shtetin tënd, shumë mirë që e kemi Shqipërinë dhe që është Shqipëria, realiteti për shqiptarët jashtë Shqipërisë për këtë 100 vjetor të Pavarësisë është 100 vjet vuatje, 24 mijë të burgosur politik, 100 vjet mundime, shpërngulje, vrasje etj. Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të fshihet. Dikush në qeveri po tenton për të mbuluar turpin me një përmendore të Hasan Prishtinës, mirë shumë, por ai e ka për obligim të ngrejë përmendoren e Harun Aliut, e kishte shok, bashkëluftëtarë, kush e vrau atë, kush e bëri atë dëm? Thonë që e kanë ngritur një flamur 35 metra të lartë në Kërçovë, s’është e vërtetë flamuri është ngrit në Greshnicë e cila është larg prej rrugës kryesore 5-6 kilometra, e çon gishtin përpjetë se s’guxon ta prek kush atë flamur, po ku ka dorë më të zëzë kur me ngritje duarsh në parlament e zvogëluan flamurin për tre herë ma të vogël se ai shtetërori, e kushtetuta çka thotë, po kanuni çka thotë, për cka historikisht derdhin gjak shqiptarët? Në 100 vjetorin e Pavarësisë këta shqiptarët në qeveri e zvogëluan flamurin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *