Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-ja do të mbështesë kandidatin e BDI-së në Kërçovë

PDSH-ja do të mbështesë kandidatin e BDI-së në Kërçovë

Edhe oficialisht PDSH do të mbështesë kandidatin e BDI-së për Kërçovën në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2013.

Edhe oficialisht PDSH do të mbështesë kandidatin e BDI-së për Kërçovën në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2013. Në zgjedhjet e ardhshme për kryetar të komunës së Kërçovës, do ta mbështesim BDI-në pa asnjë kusht. Këtë e deklaroi kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi i cili njëherit u apeloi të gjithë antarëve të kësaj partie që të mbështesin në mënyrë të fuqishme kandidatin që do të zgjedhë BDI-ja për kryetar të komunës së Kërçovës.

Por ai nga Kërçova, i apeloi BDI-së që të jetë e kujdesshme dhe të mos i prekë votat e listës së këshilltarëve të PDSH-së të cilat sipas tij kësaj radhe edhe në këto hapësira me siguri, nuk do të jenë të pakta por do të jenë me mijëra.

“Kërkoj nga antarët e PDSH-së një mbështetje maksimale për BDI-në në Kërçovë sepse sfida e këtyre zgjedhjeve si ballafaqim nacional e kërkon unifikimin e votës shqiptare por sa u përket zgjedhjeve të ardhshme lokale ju garantoj se PDSH-ja do të fitojë në mbi 80 përqind të komunave në pjesën veri- perendimore të Maqedonisë”, potencoi lideri i PDSH-së Menduh Thaçi në kuvendin zgjedhorë të degës së kësaj partie në Kërçovë i cili u mbajtë të enjten në mbrëmje.

Kuvendi zgjedhor i degës së PDSH-së në Kërçovë unanimisht miratoi listën e këshilltarëve të kësaj partie për zgjedhjet e ardhshme lokale në komunën e Kërçovës. Bartësi i listës së PDSH-së u zgjodh Hamit Sadiku i cili pasi i falënderoi kuvendarët për besimin e dhënë nënvizoi se dega e PDSH-së në Kërçovë dëshmon se ekziston dhe ajo dita ditës përforcohet duke i dhënë elektoratit alternativën për ndryshimin pozitiv në këto hapësira.

Ndërkaq kryetari i deritanishëm i degës së PDSH-së në Kërçovë, Ramazan Imeri dha dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryetarit të degës me arsyetimin se ai nuk është konsultuar për listën e këshilltarëve të PDSH-së në komunën e Kërçovës. (ZHURNAL)

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *