Home / Lajme / Maqedoni / PDSH-ja e mbështeti BDI-në në përpjekjet që ta pengojë mundësinë për kufizim të diskutimeve.

PDSH-ja e mbështeti BDI-në në përpjekjet që ta pengojë mundësinë për kufizim të diskutimeve.

2 nëntor-PDSH-ja, madje, e mbështeti BDI-në në përpjekjet që ta pengojë mundësinë për kufizim të diskutimeve. Talat Xhaferi, koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së vlerësoi se nuk duhet të pranohet kërkesa e Vele Georgievskit për shkak se me këtë ndërhyhet në ingerencat e kryetarit të Kuvendit. Deputetët e BDI-së dhe PDSH-së kërkuan materiale në gjuhën shqipe.

Interpretim të propozimit për kufizim të diskutimeve të Komisionit për punë dhe politikë sociale për Propozimin e ligjit për ish forcat e sigurisë kërkoi BDI-ja nga Komisioni kuvendor për çështje të rregullores së mandatit dhe imunitetit.

Debati për atë se vallë të pranohen propozimet e VMRO-DPMNE-së dhe deputetit Vele Georgievski për kufizim të diskutimeve të Komisionit u ndërpre pasi Ermira Mehmeti, zëvendës-koordinatore e grupit të deputetëve të BDI-së paralajmëroi se partia do të kërkojë interpretim lidhur me propozimin nga Komisionit për çështje të rregullores së mandatit dhe imunitetit.

Kryetarja e Komisionit për punë dhe politikë sociale Cvetanka Ivanova duke e cituar Rregulloren tha se grupi i deputetëve të BDI-së ka të drejtë legjitime për këtë dhe e ndërprenë seancën.

Duke iu referuar nenit një nga dispozitat e përgjithshme të Rregullores për punë të Kuvendit deputetja Suzana Anova nga VMRO-DPMNE-ja theksoi se nuk ka nevojë për një kërkesë të këtillë.

PDSH-ja, madje, e mbështeti BDI-në në përpjekjet që ta pengojë mundësinë për kufizim të diskutimeve. Talat Xhaferi, koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së vlerësoi se nuk duhet të pranohet kërkesa e Vele Georgievskit për shkak se me këtë ndërhyhet në ingerencat e kryetarit të Kuvendit. Deputetët e BDI-së dhe PDSH-së kërkuan materiale në gjuhën shqipe.

Ende nuk ka informatë se për kur do të caktohet seanca e Komisionit për çështje të punës së imunitetit dhe mandatit i cili duhet të prononcohet për kërkesën e BDI-së.

Vele Georgievski, propozues i autorizuar i Propozim-ligjit në foltoren e Kuvendit ende një herë i hodhi poshtë pohimet e deputetëve të BDI-së dhe PDSH-së se ligji është antishqiptar dhe antidemokratik.

BDI-ja për Propozim-ligjin parashtroi 15.451 amandamente, ndërsa Izet Zeqiri nga RDK-ja rreth 25.TV KOHA

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *