Home / Lajme / Maqedoni / PDSH mund ti rikthehet koalicionit teknik me LSDM

PDSH mund ti rikthehet koalicionit teknik me LSDM

PDSH ka theksuar se është e gatshme të rishqyrtojë dhe të ulet në negociata me LSDM-në, në rast se respektohet parimi që kandidati shqiptar të përkrahet në Strugë.

Strugë 19 Nëntor – Deputeti dhe kandidati i PDSH-së për komunën e Strugës, Zeadin Sela deklaroi se PDSH është e gatshme sërish të ulet në tavolinën e negociatave, por vetëm se në rast se respektohet marrëveshja e PDSH-së për bashkëpunim teknik dhe përkrahje të ndërsjellët.

“PDSH nuk do të lejojë atë që në Strugë ndodhi në vitin 2009, kur Ali Ahmeti pati marrëveshje me Gruevskin për përkrahje të ndërsjellët për Shkupin, Qendrën, Kumanovën, Tetovën, Gostivarit, por duke përjashtuar Strugën. Për PDSH çdo qytet ku jetojnë shqiptarët është me interes të madh dhe do apo nuk do dikush, Struga është me shumicë shqiptare dhe kjo duhet respektuar”, ka theksuar Sela për A1on.
Sipas marrëveshjes teknike, PDSh duhet të përkrahte kandidatët maqedonas të opozitës në komunat me shumicë maqedonase, ndërsa LSDM duhet të përkrahë kandidatët e PDSH-së në komunat me shumicë shqiptare. (INA)

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *