Home / Lajme / Maqedoni / PDSH promovoi kandidatët për zgjedhje lokale në Manastir, Resnjë dhe Ohër

PDSH promovoi kandidatët për zgjedhje lokale në Manastir, Resnjë dhe Ohër

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) –dega Manastir mbajti Kuvend zgjedhor lidhur me zgjedhjen e kandidatëve që do ta përfaqësojnë PDSH-në në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Manastir, 9 nëntor- Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) –dega Manastir mbajti Kuvend zgjedhor lidhur me zgjedhjen e kandidatëve që do ta përfaqësojnë PDSH-në në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Aty u zgjodh kandidati për kryetar komune dhe lista e këshilltarëve. Për kandidat të komunës së Manastirit Kuvendi zgjodhi Afrim Selimin, ndërsa bartës të listës së këshilltarëve komunal zgjodhi Tomor Nexhipi.

Punimet e të tri kuvendeve i ndoqi edhe lideri i PDSH-së Menduh Thaçi. Ai tha se BDI kur kërkoi marrëveshje me ne për këto zona, “logjika ime dhe e çdo njeriu normal që ishte se ne kemi fituar në Manastir dhe Ohër dhe normalisht bartësit e listave të këshilltarëve nuk diskutohet që duhet të jenë tonët dhe kjo nuk është një lajm i ri se PDSH-ja fiton në Manastir jo për shkak të Menduh Thaçit por për shkak se shqiptarët e Manastirit e ndjenjë dhe do të vazhdojnë të e ndjenjë veten shqiptar, ashtu si ndjehen shqiptarët në Tiranë, në Shkup, në Tetovë, në Shkodër”…

Sipas tij, prishja e marrëveshjes me LSDM-në ka ndodh për shkaqe parimore dhe principiele. “Ata mendonin se ne jemi si të tjerët si PPD-ja, BDI etj.

PDSH kërkon partneritet të fuqishëm dhe të saktë në aspektin kombëtar dhe unë prapë them se ne si parti dhe unë si udhëheqës pas kryetarit Xhaferi jemi partia më e vjetër dhe më me përvojë e shqiptarëve këtu dhe dimë të bëjmë marrëveshje dhe kompromise, por kompromisi duhet që të jetë partneritet.

Ne jemi të hapur për marrëveshje edhe me LSDM-në edhe me VMRO-në, mirëpo një marrëveshje korrekte po të krahasojmë Tetovën me Manastirin dhe Resnjën apo Ohrin me Gostivarin do të ishte, postet që do t’i fitojnë maqedonasit prej pushtetit lokal në Tetovë do t’i kenë shqiptarët në Manastir, postet që do ti kishin maqedonasit në Gostivar, t’i fitojnë edhe shqiptarët në Resnjë apo në Ohër”, tha Thaçi.

Ndryshe, në Kuvendin zgjedhor të PDSH-së në Resnjë bartëse e listës së këshilltarëve u zgjodh Aneta Lumani, ndërsa Muhamer Sabriu u zgjodh kandidat për kryetar komune. Në Kuvendin zgjedhor të PDSH-së në Ohër bartës i listës së këshilltarëve u zgjodh Gëzim Mersimi, ndërsa kandidat për kryetar të komunës së Ohrit u zgjodh Desdemona Dauti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *