Home / Lajme / Maqedoni / Përmbytje në Ohër, reagon VMRO-DPMNE

Përmbytje në Ohër, reagon VMRO-DPMNE

“Shtëpi të përmbytura, rrugë të përmbytura, kanalizim atmosferik që nuk funksionon, është fotografia fatkeqe për qendrën turistike Ohër.

OHËR 02.11.2012 – VMRO-DPMNE ka akuzuar kryetarin e Komunës së Ohrit, Aleksandar Petreski, se nuk po e zgjidh tash e shumë vite sa është në krye të këtij institucioni, problemin e kanalizimit atmosferik, që si pasojë ka përmbytjen e qytetit pas çdo shiu të rënë.

Koordinatori i Grupit të Këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së në Ohër, Dejan Panovski, ka lëshuar kritika në adresë të kryetarit të Ohrit, duke theksuar se për të, çdo gjë tjetër është prioritare, përveçse zgjidhja e këtij problemi shumëvjeçar.

Panovski ka shoqëruar akuzat e tij me disa fotografi të bëra ku shihen përmbytjet e lagjeve në këtë qytet buzë liqenit.

“Shtëpi të përmbytura, rrugë të përmbytura, kanalizim atmosferik që nuk funksionon, është fotografia fatkeqe për qendrën turistike Ohër. Shkak për këtë është mungesa e kapacitetit dhe e vullnetit të kryetarit Petreski, për të zgjidhur problemet. Nuk është çështje gjendja e jashtëzakonshme, por mungesa e vullnetit elementar të Petreskit për të zgjidhur problemet e banorëve të Ohrit”, ka deklaruar Panovski.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *