Home / Lajme / Rajon / Përurohet Monumenti i Pavarësisë

Përurohet Monumenti i Pavarësisë

28 nëntor-Monumenti është mjaft impresionues… në të janë gdhendur emrat e 40 firmëtarëve të pavarësisë.. në këtë kështjellë të hapur, simbol të lirisë qëndron shqiponja dy krenore…
Monumenti i Pavarësisë është realizuar në Austri nga firma e famshme “Valenta” dhe ka një lartësi prej 6,4 metrash dhe gjerësi prej 5,5 metrash.

Sheshi “Rinia” në kryeqytet tashmë do të mbajë një prej monumenteve më domethënës për shqiptarët, Monumentin e Pavarësisë. Në këtë vepër të madhe mishërohet simboli i lirisë, i një vendi dhe populli të hapur.
Monumenti është ideuar nga dy arkitektët fitues mes katër boceteve të tjera të përzgjedhura në konkurs, Visar Obrija nga Kosova dhe Kai Kiklas nga Gjermania.
Monumenti i lirisë është përuruar në ditën e 100 vjetorit të pavarësisë.
Kryeministri Berisha dhe dy autorët e realizimit kanë prerë shiritin e përurimit.
Monumenti është mjaft impresionues… në të janë gdhendur emrat e 40 firmëtarëve të pavarësisë.. në këtë kështjellë të hapur, simbol të lirisë qëndron shqiponja dy krenore…
Monumenti i Pavarësisë është realizuar në Austri nga firma e famshme “Valenta” dhe ka një lartësi prej 6,4 metrash dhe gjerësi prej 5,5 metrash.
E veçanta e kësaj vepre është metali i përdorur për punim i cili është derdhur në rreze lazer për tu lexuar edhe në mungesë të ndriçimit.
Dëshira për ta vëzhguar, kurioziteti dhe bukuria e saj ka mbledhur përreth qytetarët, të cilët prisnin me padurim ta preknin nga afër dhe pse jo të bënin edhe fotografi.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *